Nga mesnata ka filluar heshtja zgjedhore, e cila do të zgjasë deri më 2 nëntor 2025 në orën 19:00, njofton Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.
Sipas Agjencisë, gjatë periudhës së heshtjes mediat mund të vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor dhe për rrjedhën e votimit, por nuk lejohet asnjë formë e paraqitjes mediatike zgjedhore.
- “Nëse gjatë ditëve të heshtjes zgjedhore mediat transmetojnë ose publikojnë çfarëdo informacioni, fotografie, materiali audio apo audiovizual që lidhet me ose përfshin pjesëmarrës në zgjedhje; apo çdo formë raportimi që hapur ose fshehurazi mund të ndikojë në vendimin e votuesve; si edhe të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike ose individëve të përfshirë në incidente apo parregullsi gjatë ditës së votimit — kjo do të konsiderohet si shkelje e heshtjes zgjedhore,” thuhet në njoftimin e AShMAA-së.
Në komunikatën e saj, Agjencia apelon që të gjitha mediat ta përshtatin programin e tyre në përputhje me rregullat e heshtjes zgjedhore.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
1 Nëntor, 2025 10:34
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.