Ministria britanike e Mbrojtjes bie pre e një sulmi kibernetik, dyshime për Kinën

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 20:18

Ministria britanike e Mbrojtjes bie pre e një sulmi kibernetik, dyshime për Kinën

Ministria britanike e Mbrojtjes ka rënë pre e një sulmi kibernetik ku të dhënat e 270 mijë ushtarëve të Mbretërisë së Bashkuar janë vjedhur.

Sipas asaj që është zbuluar nga mediat ndërkombëtare, bëhet fjalë për një sistem që lidhet me listën e pagesave të ministrisë së Mbrojtjes, sistem ky i cili menaxhohej nga një kompani kontraktore.

BBC shkruan se dyshimet kryesore të Londrës zyrtare janë se Kina fshihet pas këtij sulmi kibernetik, megjithatë deri më tani Pekini ka mohuar të gjitha akuzat.

Në listë pagesën që është marrë nga hackerat, kishte edhe informacione që përshinin adresat e ushtarëve britanikë, por autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar thonë se rastet kur përfshiheshin detaje të tilla janë shumë të rralla.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps do t’iu drejtohet këtë të martë parlamentit britanik për të paralajmëruar deputetët mbi rreziqet që sjell spiunazhi kibernetik nga shtetet armiqësore.

Në muajin Mars, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzuan Kinën për një fushatë globale të sulmeve kibernetike duke akuzuar Pekinin për kryerjen e akteve të spiunazhit.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 20:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?