Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 21:04

Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Mostrat biologjike, të cilat terroristët e Banjskës lanë në gjësendet që u gjetën në vendin e ngjarjes, janë dërguar për ekzaminim në Finlandë, meqë në Kosovë laboratori është jashtë funksionit. Por, kritikat e njohësve të drejtësisë shkojnë në drejtim të Ministrisë së Brendshme dhe kryeministrit Kurti, që nuk po funksionalizohen laboratorët, por vazhdimisht po kritikon Prokurorinë.

Në Finlandë janë dërguar mostrat biologjike të gjetura në vendin ku qëndruan sulmuesit që ishin pjesë e grupit terrorist që organizuan sulmin në shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

Ministria e Drejtësisë, në një përgjigje për Dukagjinin, ka konfirmuar këtë, duke thënë se presin rezultate në afat optimal, meqë në Kosovë laboratori i toksikologjisë është jashtë funksionit.

“Laboratori i toksikologjisë është jashtë funksioni për shkak të kushteve fizike të krijuara pas incidentit me zjarrin në fund të vitit 2023. Funksionalizimi i laboratorit është i ndërlidhur me renovimin e objektit të IML-së dhe sapo të fillojë renovimi pjesa e laboratorit do të ketë prioritet gjatë intervenimit. Mostrat biologjike të rastit Banjska janë dërguar jashtë vendit (Finlandë) në koordinim me MD-në dhe PSRK-në dhe jemi në pritje të rezultateve brenda një afati optimal”, thuhet në përgjigjen e MD-së.

Dërgimi i mostrave atje shkaku se nuk mund të bëhet në Kosovë po mban peng edhe ngritjen e aktakuzës. Pavarësisht që kjo ministri ka ndërmjetësuar për dërgimin e këtyre mostrave jashtë shtetit, ministrja Haxhiu siç duket nuk ka informuar shefin e saj për këtë. Meqë kryeministri Albin Kurti vazhdimisht ka drejtuar kritika ndaj Prokurorisë Speciale, për mos ngritje të aktakuzës për këtë rast.

“Sot po hymë në javën e 30-të prej kur kryekrimineli Milan Radoiçiq, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, ende nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit për sulmin terrorist në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku…”, kishte deklaruar Kurti.

Ndërkohë, se çka përfshijnë mostrat biologjike tregon avokati Yll Zekaj.

“Mund të jenë mostra të ndryshme, varësisht që janë gjetur në vendin e ngjarjes e të cilat kanë sekrete të ndryshme, që duhet të bëhen ekzaminime biologjike”, ka deklaruar Zekaj.

Ai shton se ekzekutivi duhet të ndalojë së kritikuara në vazhdimësi institucionet e drejtësisë, por të bëjë punën që i takon.

“Më shumë duhet të kritikohet qeveria për shkak të mungesës së resurseve, për të vlerësuar provat në vend sesa, ti japin presion prokurorisë që të ngrit aktakuzë të hershme në këtë rast, kemi me dhjetëra raste që duhet sikurse edhe për këtë rast që duhet provat të dërgohen, në laboratorë të vendeve të ndryshme për shkak se në vendin tonë nuk kemi resurse të mjaftueshme, nuk kemi laboratorë të mjaftueshëm”, ka vijuar Zekaj.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani konfirmon se prokuroria nuk mund të ngrit aktakuzë pa pasur ekspertizat e duhura dhe se nuk duhet të shpejtohet, meqë rasti është shumë i rëndë.

“Nuk është në kompetencën e qeverisë me vlerësu fuqinë e provës se çfarë prova janë siguruar, atë e vlerëson prokuroria, ngase është institucioni vetëm që bënë ndjekjen penale dhe analizën e provave nëse e ka siguruar ose jo, këtë po e them sepse shpesh po dëgjoj nëpër intervista të ndryshme se Policia ka ofrua  prova mjaftueshme dhe ajo nuk po vepron, ajo është absurde të thuash ashtu”, ka deklaruar Hasani.

Në lidhje me kritikat e vazhdueshme, por edhe për hetimet në rastin e Banjskës, nga Prokuroria Speciale kanë thënë se nuk dëshirojnë të flasin e as të komentojnë. Më 24 shtator të vitit të kaluar, nga grupi që po udhëhiqej nga Milan Radoiçiq, mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 21:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?