Moti dëmton shumë prona/ QMK: 2388 thirrjë në 24 orët e fundit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Qershor, 2024 19:19

Moti dëmton shumë prona/ QMK: 2388 thirrjë në 24 orët e fundit

Qendra për menaxhim me kriza bën të ditur që vetëm brenda 24 orëve të fundit në numrin e emergjencës 112 janë regjistruar gjthsej 2388 thirrje. Reshjet e rrëmbyshme në mbarë vendin gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar kaos dhe dëme në shumë vendbanimeve. QMK njofotn që dje stuhija fillimisht ka goditur Tetovën, Shkupin dhe pastaj Kumanovën nga ku kanë pranuar njofitme për shtëpi, objekte, pemë të rëna dhe shtylla elektrike.

“Dje stuhija ka goditur fillimisht Tetovën, Shkupin dhe pastaj Kumanovën dhe rrethinat e tyre. Janë pranuar dhe vazhdojnë të pranohen disa njoftime për sipërfaqe të përmbytura, oborre, bodrume, shtëpi, objekte, shtylla elektrike,makina të dëmtuara, dhe të ngjashme” – thone nga QMK.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë më shumë dëme ka pasur në Tetovë , Shkup dhe Kumanov, nga ku thonë:

“Gjatë natës pas stuhisë që ka goditur rajonin e Shkupit janë dorzuar raporte për drurë të rënë dhe degë të thyera 6, përçuesit e prishur, shtylla të rëzuara me kabllot elektirke dhe telefonike 4, shtëpij të përmbytura 8, probleme në furnizimin e energjisë elektirke 4”.

“Gjatë stuhisë që ka goditur Komunën e Kumanovës, janë pranuar një numër i madh raportimesh për pemë të rëna dhe përmbytje të rrugëve në disa lagje, si dhe për zona të përmbytura, oborre, bodrume dhe shtëpi”

“Pas rreshjeve të dendura të shiut, janë marrë të dhëna për bllokimin e rrugës lokale në Vicë, Kazerma e Tetovës e cila është e mbushur me ujë, në Reçicë kishte kanalizim të bllokuar , dhe një sasi e madhe uji ka hyrë në shtëpi private nëpër oborre dhe bodrume” – thone nga QMK.

Kontaktuam edhe me EVN-në, për të pyetur për raportin që kanë pranuar nga qytetarët në lidhje me dëmtimet në rrjetin e energjisë elektrike, por nga atje ende skemi marrë përgjigje. /tvklan.mk/

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Qershor, 2024 19:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?