Shëndetin oral. Dr Nihal Halimi: Të shmangim ushqimet me sheqerna | AUDIO
Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, muslimanët në mbarë botën agjërojnë gjatë ditës, duke u përmbajtur nga ushqimi dhe pijet nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit. Në fillim të muat të Ramazanit, Dr. Nihal Halimi flet për kujdesin e nevojshëm gjatë orëve të agjërimit.
“Rekomandimi im sa i përket shëndetit oral është menjanimi i ushqimeve që përmbajnë sheqer dhe pastrimi i dhëmbeve gjatë periudhave mbas konsumimit të ushqimit, sidomos para se të flejmë sepse periudha prej ores 2:30-4:30 e mëngjesit është periudha kur kemi pushim të tretjes së gjendrave pështymore, kurse pështyma është faktori kryesorë që bën mbrojtjen e dhëmbeve dhe mishrave dhe Ilogaritet si një izolator i fortë dhe normal rifreskim në mëngjes”, thotë Halimi në intervistën për Flaka dhe Gostivari Sot.
Gjatë muajit të Ramazanit, besimtarët agjërues lejohen të lajnë dhëmbët dhe të përdorin pastën e dhëmbëve dhe shpëlarës goje, me kusht qe të mos gëlltiten. Patjetër që rekomandohet larja e dhëmbëve pas vaktit. Gjatë ditës, kur agjërojmë, nuk ka aq shumë nevojë për higjienë orale, sepse nuk konsumohet ushqim. Halitoza është shpesh e pranishme në agjërim. Flaka Media & Gostivari Sot
Lexo edhe:
Kujdesi mbi shëndetin oral te fëmijët, lë shumë për të dëshiruar | VIDEO
Nevoja e prevenimit të sëmundjeve që ndodhin në shëndetin oral | VIDEO
Video Intervista:
Lajmet e fundit:
-
Kronika e zezë në Pollog: Arrestime për dhunë familjare, fëmija kafshohet nga qeni, raportohet edhe një viktimë pa shenja jete
Policia ka regjistruar disa raste të ndryshme në rajonin e Pollogut gjatë datave 8 dhe 9 nëntor 2026, përfshirë arrestime për dhunë familjare, drejtim automjeti në kundërshtim me ndalesën aktive, sulm ndaj një fëmije nga një qen dhe një rast të vdekjes së një 37-vjeçari në Tetovë. Arrestohet 22-vjeçari nga Shkupi, drejtonte automjetin me ndalesë…
-
Arrestohet 45-vjeçari në Kërçovë, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij gjenden substanca të dyshimta
Një 45-vjeçar nga Kërçova është privuar nga liria pasi policia, gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, ka gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshimta. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur më 8 nëntor 2026, në orën 13:10, në Kërçovë, ku zyrtarët policorë kanë privuar nga liria P.J. (45). Me…
-
Tetë ushqime që mund të përmirësojnë disponimin gjatë dietës
Gjatë një diete, kufizimi i ushqimit dhe ndryshimi i zakoneve mund të ndikojnë edhe në disponim. Megjithatë, zgjedhja e ushqimeve të duhura mund të ndihmojë në ruajtjen e energjisë dhe mirëqenies. Disa ushqime përmbajnë lëndë ushqyese që mbështesin funksionimin e trurit dhe mund të jenë pjesë e një regjimi të ekuilibruar ushqimor. Ja tetë ushqime…














