Muslimanët e vendeve të rajonit shënojnë Natën e Kadrit

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Mars, 2025 23:08

Muslimanët e vendeve të rajonit shënojnë Natën e Kadrit

Ashtu sikurse në të gjitha vendet e votës, edhe në vendet e rajonit besimtarët muslimanë e kanë shënuar Natën e Kadrit, posaçërisht duke mbushur xhamitë në faljen e namazit të teravisë, raporton Anadolu.

Pjesa dërmuese e besimtarëve muslimanë në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Kosovë këtë natë e kalojnë në lutje dhe adhurim, duke lexuar Kur’an, si dhe duke qëndruar dhe falur namaz në xhami.

Në vende të ndryshme, kjo natë shënohet me programe dhe aktivitete të ndryshme, si në shaminë Mustafë Pasha në Shkup ku ishte organizuar një program nga ana e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë së Veriut.

Para faljes së namazit në këtë xhami, ku i pranishëm ishte edhe kreu i BFI-së, Shaqir Fetai, besimtarët kishin mundësi të lexojnë Kur’an, si dhe të ndjekin ligjëratë për vlerat dhe rëndësinë e kësaj nate të madhe.

Edhe nëpër xhamitë e tjera në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera në mbarë vendin, me rastin e kësaj nate mbushen me besimtarë, si brenda xhamive ashtu edhe në oborret e tyre.

Edhe besimtarët në Kosovë mbushën qindra xhami që gjinden gjithandej Kosovës, ndër to edhe Xhamia e Madhe në kryeqytetin Prishtinë, ku pavarësisht motit me shi u mbush me burra, gra dhe fëmijë, duke kërkuar shpërblimin e Natës së Kadrit.

Përveç namazit të teravisë, Në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, përveç namazit të teravisë, shumë besimtarë në Xhaminë e Madhe në Prishtinë e frekuentojnë me namaz edhe pas mesnatës, që karakterizohet me lexim më të gjatë të Kur’anit.

Besimtarët muslimanë në Shqipëri gjithashtu kanë falur namazin për të pritur Natën e Kadrit, ndërkohë shumë prej tyre janë mbledhur së bashku në Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë. Edhe nëpër xhamitë e tjera në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit është lexuar Kuran, si dhe janë mbajtur ligjërata dhe programe të ndryshme me rastin e kësaj nate.

Ndërkaq, kjo natë e bekuar mbushi edhe xhamitë në mbarë Bosnjë e Hercegovinën me programe të veçanta duke përfshirë lutje të veçanta, namaz dhe recitim të pjesëve nga Kur’ani.

Ceremonia qendrore e Bashkësisë Islame në Bosnjë e Hercegovinë me rastin e Natës së Kadrit u mbajt para faljes së namazit të teravive në xhaminë Gazi Husrev-beu, e cila ishte e mbushur me besimtarë. Në program mori pjesë dhe kreu i komunitetit musliman në vend, Husein Kavazoviq.

Kjo natë, e cila është një nga netët më të rëndësishme të kalendarit islam dhe sipas mësimeve islame konsiderohet më e vlefshme se një mijë muaj, është në dhjetë ditët e fundit të muajit të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm të kalendarit islam, i cili mbyllet me festën e Fitër Bajramit të dielën.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Mars, 2025 23:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?