Nikollo Barella, futbollisti italiani më i paguar në Serie A

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 20:10

Nikollo Barella, futbollisti italiani më i paguar në Serie A

Rinovimi i dakorduar tashmë do ta çojë mesfushorin zikaltër në lartësitë që asnjë italian nuk i ka në Serie A. Marrëveshja për kontratën e re saktëson pagën prej 7 milionë euro në sezon, me bonuse të përfshira. E thënë ndryshe, Barella “shenjtërohet” si zemra e Interit.

Duke folur për listat, Barella ngrihet në krye edhe në listën e italianëve më të paguar në Serie A. Ai do të rinovojë deri në vitin 2029. Alesandro Bastoni e ndjek me 5.5 milionë euro në sezon, ndërsa podiumin e plotëson Federiko Kiesa me 5 milionë euro.

Takimet me agjentin e tij, Alesandro Beltrami, nuk zgjatën shumë. Në kokën e Barella ishte gjithmonë Interi dhe kjo ua lehtësonte punën drejtuesve zikakltër. Para zhgënjimit të jashtëzakonshëm të “Vanda Metropolitano” në Ligën e Kampionëve kishte kohë për ballafaqimin e fundit mes palëve, që të arrihej dakordësia e plotë.

Fundjavën e ardhshme, bota e Interit pret zhbllokimin përfundimtar të rifinancimit të kredisë, gjë për të cilën presidenti Steven Zhang po punon prej muajsh që nga Nanchino. Bëhet fjalë për 400 milionë euro huazim nga fondi “Pimco”, gati për të zëvendësuar kolegët e “Oaktree”. Ky do të ishte “oksigjeni” i duhur për të kryer operacionet e duhura të merkatos. Këto operacione do të startojnë me rinovimet, teksa i pari quhet “Barella 2029”.

13
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 20:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?