Nisin punimet për rindërtimin e rrugës së butiqeve në Tetovë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 19:09

Nisin punimet për rindërtimin e rrugës së butiqeve në Tetovë

Nisin punimet për rindërtimin e rrugës së butiqeve në Tetovë, në kuadër të projektit ndërkufitar që Komuna e Tetovës e ka fituar bashkë me atë të Prizrenit, shkruan Alsat.

Për vonesat e deritanishme, nga Komuna arsyetohen me pengesat që janë bërë nga disa ish funksionar të BDI-së që jetojnë në këtë lagje si dhe ardhjes së mërgimtarëve.

“Vonesat në këtë rrugë janë shkaku i disa ish funksionarëve të BDI-së që jetojnë në këtë rrugë e që kanë bërë pengesa për të mos nisur punimet këtu. Pastaj kemi parasysh se verës vijnë mërgimtarët dhe dyqanet kanë kulmin e sezonit andaj nuk i nisëm dot punimet”, tha Albion Alili zëdhënës i komunës së Tetovës.

Pronarët e bizneseve mirëpritën nisjen e punimeve por porosisin komunën që realizimi të kryhet në kohë dhe pa vonesa

“Do bëhet më mirë se siç është. vetëm le të punohet, ne nga dy vjet pa punë ndejtëm edhe kur patëm virusin. komuna na ka premtuar që do kryhet në kohë. Qëmoti është dashur të bëhet kjo dhe po na premtohet tash e 15 vite por asgjë s’kanë bërë”, u shpreh një banor.

“Kemi nevojë për këtë rrugë, duhet të bëhetmirë dhe në kohë por edhe duke respektuar standardet evropiane të rrugës. Më primare është të bëhet në kohë se kemi nevojë përmos vonesa”, theksoi një banor.

“Kjo është faza e parë e rregullimit të rrugës që njihet si rruga e butiqeve, këtu në qytetin e Tetovës. Në fazën e dytë të rregullimit të kësaj rruge, përmes fondeve evropiane, komuna ka paralajmëruar po ashtu edhe ndërrimin e pamjes së dyqaneve të kësaj rruge, e cila planifikohet të kthehet në atë pamjen e dikurshme që kishte kjo rrugë”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani./ Alsat.mk

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 19:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?