Të hënën në mbrëmje është sulmuar me armë zjarri një person derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij në fshatin Voksh të Deçanit.
Mësohet se për motive akoma të panjohura, në drejtim të veturës së viktimës është gjuajtur me kallashnikov.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast u bë e ditur se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Me datë 13.05.2024 rreth orës 21:20, Policia është informuar nga viktima se ne rrugen Deçan-Junik në fshatin Voksh, deri sa ishte duke qarkulluar në këtë rrugë i njejti nga person/a, të panjohur është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, në veturen e viktimës, janë shkaktuar dëmë por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lenduar. Me urdhër të Prokurorit të shtetit rasto cilësohet Vrasje në tentativë”.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
14 Maj, 2024 09:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.