Ohri përplot me turistë, vikendi i zgjatur mbush kapacitetet hotelerike
Festat e 1 Majit dhe të Pashkëve mbushën hotelet dhe ambientet individuale të akomodimit në Ohër. Përveç mysafirëve vendas, kanë mbërritur edhe turistë nga rajoni, si dhe mysafirë nga vende të tjera të botës që vijnë në kuadër të turneve ballkanike.
“Më së shumti na tërheq mirësia e sinqertë, bukuria, monumentet kulturore dhe historike. Popujt tanë e respektojnë dhe e duan njëri-tjetrin dhe ne ndihemi të mirëpritur këtu.”, – tha një turist.
“Kam ardhur në Ohër si gjimnaziste dhe tani po vij sërish. Ohri ka ndryshuar shumë, është shumë më i bukur. Jam shumë e lumtur që jam sërish këtu.”, – u shpreh një turiste.
Fundjava e zgjatur ngjall optimizëm tek banorët e Ohrit, sepse festat e 1 Majit dhe të Pashkëve kanë qenë gjithmonë treguesi se çfarë sezoni turistik mund të presin.
“Mund të themi se jemi të kënaqur me përmbushjen e kapaciteteve hotelerike gjatë festave të 1 Majit dhe të Pashkëve. Shumica e të ftuarve janë nga Maqedonia, por kemi të ftuar edhe nga Serbia fqinje. Meqenëse ne patëm një sezon të suksesshëm, sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i suksesshëm.”, – deklaroi menaxherja e shitjes në hotel, Viktorija Treneska.
“Me rastin e festave të fundvitit kapacitetet tona janë qind për qind të mbushura. Në shumicën e rasteve na vijnë mysafirë nga vendet fqinje të Serbisë dhe Bullgarisë, por kemi edhe mysafirë që vijnë nga Polonia.”, – theksoi menaxheri në hotel, Zoran Jançeski.
Nga mesi i majit, numri i turistëve të huaj pritet të rritet, sepse turistët në aeroportin e Ohrit do të fillojnë të mbërrijnë me fluturime çarter dhe këtë vit pritet të ketë fluks më të madh se vitin e kaluar. (TVM2)
















