Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin për Demokraci në Kopenhagë tha se Serbia po ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit, në mënyrë që, vëmendja të shpërqendrohet nga lufta që Moska nisi më 2022 kundër Ukrainës, dhe të hapë “një front të ri kundër Perëndimit”.
Gjatë samitit, Osmani tha se Kosova ka rritur bashkëpunimin me aleatët e saj për të zmbrapsur çdo qëllim destabilizues në kufirin verior, duke iu referuar kufirit me Serbinë. Osmani u shpreh se demokracia në botë është në sprovë, pasi sipas saj, autokratët po sulmojnë vazhdimisht vlerat demokratike.
“Së fundmi, Serbia e ka dëshmuar se është shumë besnike ndaj Rusisë dhe përpiqet të luajë me lojërat e Putinit, për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor dhe rrjedhimisht duke hapur një front të ri ndaj Perëndimit. Sepse, qartësisht, ky efekt shpërndarës, i sjell Rusisë atë çfarë është shumë e nevojshme për ta, shpërqendrimin e vëmendjes nga Ukraina”, deklaroi Vjosa Osmani, presidente e Kosovës. /Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
14 Maj, 2024 19:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.