Pacienti nga Kosova erdhi në Shkup për ta operuar këmbën e majtë, por ia operuan të djathtën | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 22:25

Pacienti nga Kosova erdhi në Shkup për ta operuar këmbën e majtë, por ia operuan të djathtën | VIDEO

Pacienti kosovar, Remzi Toçilla, ka përjetuar një përvojë të hidhur në një spital privat në Maqedoni të Veriut, ku kishte shkuar për ta bërë operimin e këmbës.

Siç tregoi për emisionin Kosova Today në Klan Kosova, mjeku atje ia operoi këmbën tjetër, jo atë për të cilën kishin rënë dakord.

“Edhe pse ishin bërë të gjitha analizat laboratorike dhe analizat tjera me rezonancë magnetike, dhe mjeku që e ka kryer operacionin i kishte ato në dispozicion, megjithatë fundi doli diçka krejt tjetër: në vend të këmbës së majtë u operua e djathta. Atë e vërejta kur dola nga salla e operacionit”, rrëfen Toçilla.

Ai tutje tregoi se në spital atje kishte shkuar pasi kishte pasur probleme me dhimbje të vogla të miniskusave.

“Mjeku për t’u arsyetuar thoshte se ‘e pash se këmba e djathtë është lënduar nga këmba e majtë se ka tentuar që ta kalojë peshën në këmbën tjetër, kështu që ka pësuar edhe këmba e djathtë, ashtu që vendosëm aty për aty ta bëjmë operacion njëherë këmbën e djathtë, e pas dy-tri javësh do ta bënim edhe të majtën’”.

Ky arsyetim i mjekut, sipas pacientit Toçilla, ishte vetëm sa për të dalë nga situata.

“Unë me argumente i tregova se nuk qëndron ajo që ai flet. Menjëherë pas operacionit i thash mjekut se pa kurrfarë analizash të mëparshme e as ndonjë fotografi rentgeni e rezonancë magnetike e more guximin ta bësh një gjë të tillë pa autorizimin tim. Në dokumentet që i kam nënshkruar para se të hyja në operacion, aty figuron çdo për këmbën e majtë”, shprehet ai.

Remzi Toçilla bëri të ditur se ka angazhuar një avokat nga Maqedonia e Veriut dhe se kanë bërë padi në gjykatë në Shkup.

“Kemi biseduar me avokatët e Sistinës për ta gjetur një kompromis, por ata nuk u pajtuan, dhe kompromisi i tyre i vetëm ishte që ta bëjnë operacion këmbën e majtë pa para, pra gratis. Unë u thash jo, se arsyeja e vetme është që nuk i besoj më”, sqaroi Toçilla.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 22:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?