Parlamentaret/ Ja çka premtuan politikanët

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 19:16

Parlamentaret/ Ja çka premtuan politikanët

Koalicioni VLEN në kuadër të fushatës zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Bilall Kasami nga VLEN tha se në takim është biseduar lidhur me bashkëpunimin për pjesën ekonomike të programit të koalicionit si dhe mundësinë e bashkëpunimit si qeveri e ardhshme me bizneset.

“Besojmë fuqishëm që pas 8 majit, koalicioni VLEN si pjesë e Qeverisë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të bizneseve tona me qëllim të ndaljes së këtij ekzodusi të rinisë tonë dhe qytetarëve tonë drejt perëndimit ”, tha Bilall Kasami, VLEN.

Bujar Osmani nga Fronti Evropian tha se gjatë formimit të një qeverie stabile duhet pasur parasysh se përveç shumicës prej 61 deputetësh nevojitet edhe shumica e badinterit. Pa këtë shumicë të dyfishtë shtoi ai, nuk mund të formohet qeveri stabile dhe nuk mund të ketë parlament funksional.

“Derisa VMRO-DPMNE dhe aleatët e saj çdo ditë reciklojnë teza nacionaliste, koketojnë me rryma proruse, kërcënojnë hapur gjithë luftën e lavdishme të 2001-shit, shtojnë tensionet mes bashkësive etnike dhe fetare në vend. Ne jemi fronti që garanton stabilitet dhe bashkëjetesë”, u shpreh Bujar Osmani, BDI.

Në kuadër të fushatës kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Nga atje Kovaçevski nënvizoi se nuk do të heq dorë nga rruga evropiane e vendit, duke nënvizuar se efektet e anëtarësimit janë pozitive edhe për qytetarët edhe për kompanitë.

“Nëse dikush ka përfitime prej hyrjes në BE, ai është sektori I biznesit dhe punëtorët. Përse sepse kompanitë tek ne, sot punojnë në treg prej 1.8 milion banorë, gjegjësisht blerës potencialë…Në rast të hyrjes në BE kompanitë tona do të punojnë në treg prej gjysmë miliardi banorë”, theksoi Dimitar Kovaçevski, LSDM.

VMRO-DPMNE u premtoi banorëve të Sveti Nikollës se do ta ndërtojnë gazsjellësin kryesor deri në Veles, zgjerim të rrugës deri në Probishtip, rikonstruim të çerdhes dhe 8 milion euro të reja për komunën Sveti Nikollës. Dragan Kovaçki nga kjo parti nënvizoi se kjo parti do të kujdeset edhe për pensionistët e bujqit si dhe të gjithë qytetarët e vendit.

“Për Sveti Nikollën parashikojmë ndërtim të gazsjellësit kryesor deri në Veles, rikonstruim dhe zgjerim të rrugës deri në Probishtip, rikonstruim dhe zgjerim të çerdhes ‘Rahillka Goneva’ dhe 8 milion euro të reja për komunën Sveti Nikollë. Të nderuar qytetarë, përr bujqit e kësaj ane dhe të gjithë bujqit parashohim 800 milion euro që do të jenë mbështetje direkte për bujqit”, tha Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE./ Alsat.mk

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 19:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?