Pas vendimit të Gjykatës për parregullsi zgjedhore në Likovë, koalicioni VLEN paralajmëroi padi penale për përgjegjësit

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Maj, 2024 20:52

Pas vendimit të Gjykatës për parregullsi zgjedhore në Likovë, koalicioni VLEN paralajmëroi padi penale për përgjegjësit

Koalicioni shqiptar VLEN do të iniciojë padi penale ndaj anëtarëve të këshillit zgjedhor të vendvotimit 1112/1 në Likovë në të cilin dyshoi se në ditën e zgjedhjeve ka pasur të organizuar të ashtuquajtur “tren bullgar”. Sipas tyre, Gjykata Administrative vërtetoi akuzat duke prishur votimin në këtë vendvotim, raporton Alsat.

“Këshilli zgjedhor në vendvotimin numër 1112/1 edhe zyrtarisht u shkarkua. Shumë shpejt do të iniciohet procedurë penale kundër të gjithë atyre që i kanë kryer parregullsitë”, thonë nga Kabineti i kandidatit për president, Arben Taravari.

Një ditë më parë, Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka shkarkuar të gjithë anëtarët e vendvotimit me numër 1112/1 në Likovë.  Abdush Demiri, anëtarët i opozitës shqiptarë në KSHZ, përveç shkarkimit, ka paralajmëruar edhe përgjegjësi disiplinore dhe penale.

Ndryshe, koalicioni VLEN më 2 maj ka njoftuar që Gjykata Administrative ka pranohet ankesa e koalicionit VLEN në lidhje me mbushjet e kutive në Likovë. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në mbledhjen e 29 prillit vendosi që të mos pranohet ankesa për votim në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit të koalicionit Vlen për vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Maj, 2024 20:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?