Pep Guardiola synon ribashkimin me yllin e Bayernit – rivalizon Barçën për shërbimet e tij

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2024 21:48

Pep Guardiola synon ribashkimin me yllin e Bayernit – rivalizon Barçën për shërbimet e tij

Manchester City pritet që të “luftojë” me Barcelonën për të siguruar shërbimet e Joshua Kimmich nga Bayern Munich këtë verë.

Sipas HITC, City po synon që të shfrytëzojë situatën e tensionuar të Kimmich tek Bayerni pas regjimit të Thomas Tuchel në ‘Allianz Arena’.

Mesufshori momentalisht po monitorhet nga të dyja ekipet Barcelona dhe Man City, para hapjes së afatit kalimtar.

Pep Guardiola ishte në krye të Bayernit kur klubi nënshkroi me Kimmich nga Leipzigu dhe tani është i etur që të ribashkohet me të në ‘Etihad Stadium’. Reprezentuesi gjerman po hyn në vitin e tij të fundit të kontratës me Bayernin, që do të thotë se gjiganti bavarez mund të detyrohet ta shesë lojtarin në verë, për të fituar para.

Në një intervistë për AS, gjermani i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij duke thënë: Dua të flas me Bayernin dhe kur ta bëjë këtë, unë nuk do të flas para mediave për këtë.

Ai gjithashtu kishte komentuar edhe thashethemet lidhur me një kalim të mundshëm tek Barcelona: Për momentin nuk po mendoj për këtë. Siç e kam thënë tashmë, unë do të flas me Bayernin fillimisht. Por natyrisht, Barcelona dhe Real Madridi janë klube të mrekullueshme me një histori të mrekullueshme.

Përkundër faktit që e ardhmja e tij tek klubi është e pasigurt, Kimmich duhet ta vendos fokusin në Euro 2024 me Gjermaninë, aty ku ai dhe bashkëlojtarët e tij do të synojnë që të sigurojnë trofeun para turmës vendase./Telegrafi/

31
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Maj, 2024 21:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
31
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?