Për çka dyshohet ish-drejtori i NP Rrugë shtetërore, Ejup Rustemi?!

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Mars, 2025 22:52

Për çka dyshohet ish-drejtori i NP Rrugë shtetërore, Ejup Rustemi?!

MPB ka ngritur padi penale ndaj ish-drejtorit të NP Rrugë shtetërore, Ejup Rustemi për shkak se ekzistojnë dyshime për keqpërdorim gjatë Furnizimeve publike në këtë ndërmarrje. Përveç tij padi ka edhe për Drilon Zymberin, udhëheqës në sektorin  për pagesa të pikave pagesore dhe kontroll, Ejup Latifin, ndihmës drejtor për mirëmbajtjen e rrugëve dhe Xhemal Billbillovskin, pronarë i kompanisë së sigurimit dhe një person nga Shkupi.

“Bëhet fjalë për një kontratë të prokurimit publik të lidhur me datën 08.08.2022, me të cilën menaxheri i dyshuar i agjencisë së sigurimit zotohej që për dy vite të ofrojë siguri të vazhdueshme fizike 24/7 në të 14 pikat e pagesave të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Ndonëse ka qenë i detyruar sipas kontratës së nënshkruar, ai nuk i është përmbajtur detyrimit dhe për të gjithë periudhën e kontratës ka dhënë vetëm siguri fizike të pjesshme”, njoftojnë nga MPB-ja.

Dyshohet se ata e kanë dëmtuar buxhetin në vlerë prej 46.9 milionë denarë. Prokuroria kërkon paraburgim për pronarin e kompanisë, ndërsa për të tjerët masë të kujdesit.

“Në këtë mënyrë, të dyshuarit e tjerë i kanë mundësuar bartësit të dyshuar të prokurimit që të fitojë dobi pasurore kundërligjore në vlerë prej 46.918.079 denarë dhe me këtë i kanë shkaktuar dëm të madh Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore. Prokurori publik ka dorëzuar propozim në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës paraburgim për të dyshuarin e parë, ndërsa për të tjerët është propozuar masa e sigurimit”, njoftojnë nga Prokuroria.

Sipas burimeve, i dyshuari i parë është Xhemal Bilbilovski i cili është pronar i kompanisë për sigurime “2SS”. Sipas burimeve të njëjta, 15 persona janë të dyshuar, zyrtarë të tanishëm dhe ish zyrtarë në disa institucione, si Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, “Rrugët e Maqedonisë”, Inspektorati i Punës dhe Sektori i Minierave.

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Mars, 2025 22:52
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë