Përfundon konvertimi i patentë shoferëve nga ato ilegale në RKS, nga e hëna shqiptohen gjobat

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 19:31

Përfundon konvertimi i patentë shoferëve nga ato ilegale në RKS, nga e hëna shqiptohen gjobat

Sot është afati i fundit për konvertimin e patentë shoferëve nga ato ilegale në ato të Republikës së Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se deri tani janë konvertuar 6 mijë e 509 patentë-shoferë.

Ai bëri të ditur se këto të dhëna janë të datës 23 gusht.

Numri më i madh i konvertimeve është bërë në Leposaviq, gjithsej 2018 patentë shoferë, Mitrovicë veriore 1576, Zveçan 1177 dhe Zubin Potok 961.

Elshani më herët kishte njoftuar se ditur se nga dita e hënë do të vazhdohet me gjobitje me tiketa, të cilat sipas tij do të jenë në vlerë nga 500 deri në 1500 euro.

Procesit të pajisjes me patentë shofer të Kosovës i ka paraprirë procesi i regjistrimit të veturave me targa serbe në targa RKS (Republika e Kosovës), sidomos për ato me regjistrimin KM (Mitrovica e Kosovës).

Procesi i riregjistrimit të automjeteve, i cili ka zgjatur prej fundit të vitit 2022 deri në mesin e dhjetor të vitit 2023, ka nxitur një sërë krizash në veri të Kosovës: daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës, protesta, barrikada, bojkot të zgjedhjeve.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?