Përplasen për Alta Bankën, BDI i drejtohet VLEN-it: Kopilin tuaj nuk mund ta lini në derë të huaj

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Nëntor, 2026 16:15

Përplasen për Alta Bankën, BDI i drejtohet VLEN-it: Kopilin tuaj nuk mund ta lini në derë të huaj

BDI kundërpërgjigjet ndaj akuzave të Saranda Imeri Stafajt: VLEN-i po përpiqet të shmangë përgjegjësinë për hyrjen e bankës serbe në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nënshkrimet e funksionarëve të tij janë në dokumentet zyrtare.

Përplasja politike mes BDI-së dhe VLEN-it për rastin e Alta Bankës po merr përmasa të reja. Pas konferencës për media të Saranda Imeri Stafajt nga VLEN, e cila akuzoi ish-funksionarët e BDI-së për hapjen e rrugës së shitjes së aksioneve shtetërore të „Stopanska Bankës“ – Manastir, ka reaguar BDI, duke e cilësuar këtë si përpjekje për të zhvendosur përgjegjësinë politike nga pushteti aktual.

Imeri Stafaj pretendoi se ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi personalisht kishte nënshkruar vendimin për dhënien e pëlqimit për shitjen e aksioneve shtetërore të bankës, duke iu referuar procesverbalit të seancës së 158-të të Qeverisë, të mbajtur më 6 qershor 2023, dhe vendimit të publikuar në „Gazetën Zyrtare“ nr. 123, më 13 qershor 2023.

Sipas saj, në atë seancë, ku kishin marrë pjesë edhe Fatmir Besimi, Bujar Osmani dhe Kreshnik Bekteshi, ishte shqyrtuar informacioni për shitjen e aksioneve në pronësi të Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar.

VLEN pretendon se ky vendim institucional, i nënshkruar nga Grubi, së bashku me transaksionet e mëvonshme të aksioneve private dhe kredinë prej pesë milionë eurosh të kompanisë së lidhur me krushkun e Ali Ahmetit, përbëjnë pjesë të një operacioni që përfundoi me kalimin e aksioneve në duart e manjatit serb Davor Macura.

BDI: Pse Alta Banka hyri gjatë qeverisjes suaj?

Në reagimin e saj, BDI e zhvendos vëmendjen te përgjegjësia e qeverisë aktuale, duke ngritur pyetjen se si Alta Banka arriti të hyjë në tregun maqedonas gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it.

„As një pyetje të thjeshtë të gazetarit nuk arritën t’i përgjigjen: Nëse BDI-ja e solli Alta Bankën, si hyri ajo në Maqedoninë e Veriut gjatë qeverisjes suaj? Si e lejuan hyrjen institucionet që drejtoni ju?“, thekson BDI.

Partia opozitare argumenton se shitja e disa aksioneve të Stopanska Bankës në vitin 2023 nuk mund të paraqitet si dëshmi se BDI kishte planifikuar hyrjen e Alta Bankës në vitin 2025, pasi vendimi për shitjen e bankës te investitori i ri është marrë në një periudhë tjetër dhe nën një përbërje tjetër qeveritare.

„Vetë ia hapën derën Alta Bankës, vetë i nënshkruan dhe i vulosën vendimet, e tani dalin e akuzojnë të tjerët. Pasi e kryen punën, duan t’i lajnë duart“, thuhet në reagimin e BDI-së.

„Alta Banka nuk e solli era. Ia hapët derën ju!“

BDI rikujton se, sipas saj, kishte paralajmëruar për hyrjen e bankës dhe për shqetësimet lidhur me ndikimin e mundshëm të të ashtuquajturës „Botë Serbe“ në rajon.

Në këtë kontekst, partia përmend edhe përbërjen politike të qeverisë aktuale, përfshirë Ivan Stoiljkoviqin dhe raportet politike me Milorad Dodikun, duke i lidhur këto zhvillime me shqetësimet për ndikimin serb në Maqedoninë e Veriut.

BDI pretendon se VLEN-i nuk mund të distancohet nga vendimet e qeverisë në të cilën merr pjesë dhe më pas të përpiqet t’ia kalojë përgjegjësinë opozitës.

„Nuk mund të jesh në qeveri kur ndahet kulaçi dhe të bëhesh opozitë kur vjen puna për të dhënë llogari“, thekson partia.

Reagimin e saj BDI e përmbyll me një mesazh të drejtpërdrejtë për partnerët shqiptarë në qeveri:

„Ju paralajmëruam. Ju e dinit. Ju i morët vendimet. Ju i vutë firmat. Tani mos kërkoni fajtorin në derë të huaj!“

„Alta Banka nuk e solli era. Ia hapët derën ju! Alta Banka është kopili juaj dhe kopilin tuaj nuk mund ta lini në derë të huaj!“, përfundon reagimi i BDI-së.

Përplasja tashmë ka dy narrativa politike: VLEN-i e lidh procesin e shitjes së aksioneve shtetërore në vitin 2023 me zhvillimet e mëvonshme rreth Alta Bankës, ndërsa BDI kërkon që përgjegjësia për hyrjen e bankës dhe vendimet institucionale të vitit 2025 të adresohet te qeveria aktuale.

Dokumentet e përmendura nga të dyja palët, kronologjia e transaksioneve dhe vendimet përkatëse institucionale mbeten elementet kryesore për të sqaruar përgjegjësitë në këtë rast. Gazeta Flaka

302

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Nëntor, 2026 16:15
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
302

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë