Pesë persona të rinj të hospitalizuar me kollë të keqe, gjithsej 1.022 raste në RMV

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Gusht, 2024 19:22

Pesë persona të rinj të hospitalizuar me kollë të keqe, gjithsej 1.022 raste në RMV

Në periudhën prej 9 deri 15 gusht, janë regjistruar 21 raste të reja me pertusis ose kollë të mirë. Mosha e të sëmurëve lëviz prej një muaj deri 40 vjet, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha deri katër vjet. Nga rastet e reja, pesë persona janë hospitalizuar, bëhet e ditur në raportin më të ri të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuar sot pasdite.

“Deri më 15 gusht, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 1.022 raste të kollës së mirë, me incidencë prej 55,6/100.000 banorë. Kjo përfaqëson rritje të shumëfishtë të numrit të të sëmurëve, në krahasim me periushën e kaluar pesëvjeçare – 2019 – 2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste”, shkruan në raport.

Shpërndarja sipas gjinisë tregon se 465 persona janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 557 të gjinisë femërore.

Te 1.015 persona ishin regjistruar simptoma, përderisa sëmundja te shtatë persona ishte formë asimptomatike.

“Nga të sëmurët, janë hospitalizuar 148 persona, 127 prej tyre nën moshën katër vjeç. Numri më i madh i rasteve u hospitalizuan në KU për sëmundje të mushkërive te fëmijët në Kozle. Nga numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve, 146 kanë dalë nga spitali. Mesatarisht, pacientët janë hospitalizuar në spital pas tetë ditëve”, sqarojnë nga ISHP.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara, 641 nuk ishin vaksinuar, nuk janë komplet të vaksinuar në bazë të moshës ose nuk kanë dëshmi për vaksinim.

Nga 18 janari deri më 15 gusht, janë dhënë gjithsej 64.146 doza të vaksinave që përmban komponentë kundër kollës së mirë.

Vijojnë tri epidemi të regjistruara në nivel të territorit të Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës.

12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Gusht, 2024 19:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?