Plagosja e babait dhe 2 djemve në Pejë, 51-vjeçari në gjendje të rëndë, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 22:26

Plagosja e babait dhe 2 djemve në Pejë, 51-vjeçari në gjendje të rëndë, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Mbrëmjen e djeshme mbetën të plagosur tre persona në Pejë. Agron Gashi është autori i plagosjes së trefishtë ndërsa është vënë në pranga ditën e sotme pas disa orësh arrati. Ndërkohë mësohet së një nga të plagosurit nga të shtenat është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Më tej bëhet me dije se pjestar i FSK-së është 51-vjeçari me inicialet J.B. Këtë e kanë konfirmuar edhe nga FSK-ja, për mediat në Kosovë.

”E konfirmojmë se personi në fjalë është pjesëtar i FSK-së”, tha në një përgjigjë për mediat FSK.

21-vjeçari, Agron Gashi i cili ishte shpallur në kërkim u arrestua pasi është i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë. Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai tashmë është ndaluar për 48 orë.

Mbrëmjen e së mërkurës tre persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Pejë. Një person është arrestuar lidhur me plagosjen e tre personave i cili është ndaluar për 48 orë. Një nga tre të plagosurit pas të shtënave të regjistruara mbrëmjn e djeshme mësohet se është në gjendje të rendë. 51-vjeçari me inicialet J. B i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, i cili siç tha ai ka zgjatur që nga mesnata deri në orët e mëngjesit.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 22:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?