Platforma e organizatave të shoqërisë civile për antikorrupsion në RMV kërkon rikthimin në funksion të portalit “Financa të hapura”, reagoi Ministria

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 21:38

Platforma e organizatave të shoqërisë civile për antikorrupsion në RMV kërkon rikthimin në funksion të portalit “Financa të hapura”, reagoi Ministria

Platforma e Organizatave të Shoqërisë Civile për Luftë Kundër Korrupsionit dënon ashpër pamundësimin e qasjes të publikut në informacionet e Thesarit dhe kërkon që portali “Financa të hapura” të rikthehet urgjentisht në funksion. Platforma e Organizatave të Shoqërisë Civile për Luftë Kundër Korrupsionit, kërkon nga Ministria e Financave të mundësojë qasjen e pandërprerë, përditësimin e vazhdueshëm dhe në kohë të të dhënave në portalin e “Financa të Hapura” dhe disponueshmërinë e tyre në një format të hapur, siç ka qenë praktika deri më tani. Reagoi Ministria, theksuan se punohet në tejkalimin e problemit teknik, transmeton Portalb.mk.

“Portali “Financa të Hapura”, në të cilin publikohen të dhënat e transaksioneve të të gjithë përdoruesve të buxhetit të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u përditësua për herë të fundit më 17.6.2024. Në pajtim me detyrimet e ndërmarra në kuadër të Partneritetit për Qeverisje të Hapur dhe praktikës së deritanishme, të dhënat në portal përditësoheshin dy herë gjatë muajit, që do të thotë se portali nuk e ka kryer funksionin e tij për më shumë se dy muaj”, thonë nga Platforma.

Platforma rikujton Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut se në prag të zgjedhjeve u premtua se do të rritet numri i të dhënave të hapura dhe se ato do të azhurnohen. Me gjendjen aktuale të “Financa të Hapura”, nga Platforma deklaruan se procesi lëviz në drejtim të kundërt.

Ministria e Financave  informoi se të dhënat në portalin “Financa të hapura” do të përditësohen në afat sa më të shkurtër.

“Respektivisht, sektori kompetent i Ministrisë së Financave, së bashku me operatorin ekonomik të angazhuar për mirëmbajtjen e portalit punojnë për tejkalimin e problemit teknik që pengon qasjen në të dhënat e gjeneruara në portal. Të dhënat që janë publikuar përmes portalit “Financa të hapura” si mjet i transparencës edhe më tutje do të jenë të qasshme për publikun. Publiku mund t’i kërkojë informacionet për realizimin e buxhetit, veçmas sipas institucioneve dhe transaksioneve të kryera, thanë nga Ministria.

Prezantimi i portalit “Financa të Hapura” është një nga reformat më të rëndësishme që promovon transparencën proaktive të institucioneve shtetërore. Si pjesë e Partneritetit për Qeverisje të Hapur, ky aktivitet u vlerësua si një angazhim me dizajn ambicioz dhe zbatim të suksesshëm që solli ndryshime të jashtëzakonshme në praktikat institucionale.

Ndryshe, tashmë nuk funksionon as rubrika e prokurimeve publike në agregatorin e lajmeve Time.mk, e cila funksiononte që nga viti 2012, pra për 12 vjet. Gjegjësisht të gjithë qytetarët e interesuar përmes këtij shërbimi mundeshin të informohen për tenderët më të mëdhenj të lidhur ndërmjet institucioneve shtetërore dhe kompanive në ditët apo muajt e fundit.

Mund të zbulohej se sa para ka marrë një kompani e caktuar nga tenderët nga viti 2008 e deri më sot, sa para ka shpenzuar një institucion publik në një periudhë të caktuar, pra se cilave kompani ua ka dhënë tenderat.

Por nga 19.08.2024, zyrtarisht ky shërbim i ofruar nga Time.mk nuk ekziston më. Arsyeja për këtë, siç thotë  themeluesi i Time.mk, Igor Trajkovski, është se Byroja e Prokurimeve Publike (BPP) ka konsideruar se “qasja e tillë e rëndon faqen dhe nuk lejon përdorim normal nga përdoruesit e regjistruar”. Ata u udhëzuan që të dhënat t’i me dorë, ose të ridrejtojnë përdoruesit e interesuar në faqen e tyre.

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 21:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?