Presidencialet/ Çka thanë Siljanovska dhe Pendarovski

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Maj, 2024 19:42

Presidencialet/ Çka thanë Siljanovska dhe Pendarovski

Kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski, në tubimin para banorëve të komunës Qendër, foli për rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe marrëveshjeve të cilat i cilësoi si shtylla të stabilitetit të brendshëm dhe eurointegrimeve. Pendarovski nënvizoi se zotimet e VMRO-DPMNE-së se do t’i shfuqizojnë, apo t’i shkruaj prej fillimit, janë vetëm fjalë sa për të ardhur në pushtet.

“Cili faktor i fortë ndërkombëtarë u thotë bëjeni atë e ne qëndrojmë prapa jush dhe të mos mërziteni se do të hyni në Evropë, pa ndryshimin e kushtetutës, do të keni sigurinë e NATO-s pa marrëveshjen e Prespës dhe do të keni raporte të mira ndëretnike  nëse i ndryshoni dispozitat e kushtetutës, respektivisht të marrëveshjes korrnizë që e garantojnë atë. Mendoj se e keni të qartë se bëhet fjalë për një koncept vetëm sa për të thënë diçka dhe të vihet në pushtet dhe ata asgjë tjetër”, deklaroi Stevo Pendarovski, Kandidat i LSDM-së për President.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente, Gordana Siljanovska mbajti tubim në Veles. Ajo tha se hapat e saj të parë do t’i bëjë në fushën rajonale, duke nënvizuar se përmes dialogut do të inicojë fillim të një lloji të ri të politikës rajonale, jo me veto por me mbështetje dhe mirëkuptim. Sa i përket deklaratës së Bujar Osmanit për votimit e qeverisë me shumicën e badinterit, Siljanovska tha se kjo nuk ka bazë.

“Sa I përket deklaratës së Bujar Osmanit, nëse ligjëroj të drejtën kushtetuese, nuk mund ta kuptoj, absolutisht nuk mban. Në zgjedhje ka një fitues, nuk ka dy fitues, as nuk ka pasur e as nuk duhet të ketë shumicë të dyfishtë, apo përskaj shumicës qytetare edhe shumicë etnike.. Badinteri duhet të përdoret vetëm në situata të jashtëzakonshme kur sillen ligje, apo zgjidhen çështje që janë të lidhura direkt me kulturën dhe identitetin”, u shpreh Gordana Siljanovska, Kandidate e VMRO-DPMNE-së për Presidente. /Alsat.mk

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Maj, 2024 19:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?