Protesta e 6 prillit, organizatorët: “Mbështetja po rritet” – alarm edhe për diskriminim në punësim

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Prill, 2026 23:49

Protesta e 6 prillit, organizatorët: “Mbështetja po rritet” – alarm edhe për diskriminim në punësim

Studentët shqiptarë të universiteteve në Maqedonia e Veriut kanë paralajmëruar protestë më 6 prill, me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Njëri nga organizatorët, Jon Selimi, deklaroi në emisionin “Debat në SHENJA” se iniciativa po merr mbështetje të gjerë nga disa nivele.

“Deri tash, po. Mund të them lirshëm, që kemi pasë mbështetje goxha të madhe, edhe ka vrull që të vijnë e na bashkangjiten në protestën tonë, si nga ana e studentëve edhe nga ana e profesorëve. Gjithashtu edhe nga përfaqësues politik. Kemi pasur mbështetje”, deklaroi Selimi.

Ai theksoi se interesi për pjesëmarrje është në rritje, duke e cilësuar protestën si një reagim të domosdoshëm ndaj një kërkese që, sipas studentëve, buron nga të drejta kushtetuese dhe ligjore.

Në të njëjtin emision, zëvendësdrejtori i Agjencisë për Administratë, Muhamed Krasniqi, ngriti shqetësimin për diskriminim ndaj studentëve shqiptarë në procesin e punësimit.

“Kjo është një temë shumë e dhimbshme për mua… kam vërejtur një anomali, një paqartësi dhe një absurditet që është ligjor dhe diskriminues dhe që kryesisht e diskriminon komunitetin shqiptar, apo studentët të cilët kanë studiuar në gjuhën amtare shqipe”, deklaroi Krasniqi.

Ai theksoi se problemi shfaqet që në fazat e para të aplikimit për punë, përmes mekanizmave që, sipas tij, krijojnë pabarazi.

“Që në fazën e parë të konkurimit dhe të aplikimit bëhet një padrejtësi në bazë të koeficientëve të universiteteve. Ky koeficient është shumë i madh. Nuk është simbolik”, u shpreh ai.

Sipas Krasniqit, kjo situatë përbën një padrejtësi sistematike që ka vazhduar për vite me radhë, duke kërkuar reagim institucional dhe trajtim serioz të çështjes.

Protesta e 6 prillit pritet të jetë një nga reagimet më të mëdha studentore në periudhën e fundit, ndërsa çështja e përdorimit të gjuhës shqipe dhe barazisë në arsim e punësim mbetet një nga temat më të ndjeshme në vend.

108
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Prill, 2026 23:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
108
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?