Borusia Dortmund do të udhëtojë drejt Parisit për ndeshjen e të martës në Ligën e Kampioneve pa një prej futbollistëve të rinj të talentuar të klubit gjerman. Kjell Uatjen debutoi këtë fundjavë ndaj Augsburgut dhe ishte ai iu cili dha asistin për golin e Marko Rojs.
Mirëpo lojtari 18-vjeçar, i cili vlerësohet shumë nga klubi, nuk mund të jetë në gatishmëri për sfidën e të martës, për shkak të një provimi matematike që ka në të njëjtën ditë në shkollë të mesme, të cilën e ndjek aktualisht.
“Ai kishte momente shumë të mira në ndeshje. Për fat të keq, nuk mund të jetë në dispozicion tonë të martën. Ka një arsye të thjeshtë: ai ka një provim”, tha trajneri Edin Terziç.
Kjo nuk është hera e parë që Uatjen kalon shkollimin në plan të parë. Në nëntor ai hoqi dorë nga pjesëmarrja me përfaqësuesen U17 të Gjermanisë në Kupën e Botës në Indonezi, ku më pas kjo përfaqësuese u shpall kampione e botës.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
6 Maj, 2024 08:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.