PSG nuk humbë kohë – gjen zëvendësuesin e Mbappes

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 21:12

PSG nuk humbë kohë – gjen zëvendësuesin e Mbappes

Kylian Mbappe largohet nga PSG për në Real Madrid. Ai tashmë i ka thënë lamtumirë turmës në Paris dhe është gati të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me klubin mbretëror në verë.

Siç shkruan Gazzetta dello Sport, PSG ka gjetur tashmë një zëvendësues për legjendën e saj. Ky është Khvicha Kvaratskhelia, një sulmues i madh gjeorgjian, që luan për Napolin.

Sipas Gazzetta, klubi francez ofroi 80 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili po adhurohet nga tifozët në jugun e Italisë dhe shërbimet e sulmuesity Randall Kolo Muani.

Mësohet se Napoli e ka refuzuar atë ofertë për shkak se kërkon minimalisht 120 milionë euro. Kvaratskhelia sezonin e kaluar ishte lojtari më i mirë i kampionit Napoli, ndërsa këtë vit ra në plan të dytë pasi klubi po luan keq dhe është i nënti në renditje.

Mbappe kaloi te PSG në vitin 2018 për 180 milionë euro nga Monaco. Edhe pse luajti me Lionel Messin dhe Neymar, ai nuk arriti të fitojë Ligën e Kampionëve.

Këtë nuk ia doli as këtë vit, PSG u eliminua në gjysmëfinale nga Borussia Dortmund. Prej disa kohësh është i pakënaqur dhe dëshiron të largohet. Presidenti i klubit e mbajti dy vite më parë me një nga kontratat më të mëdha në historinë e futbollit. /Telegrafi/

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 21:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?