Qeveria emëron të besuarit: Fadil Xhelili në Gostivar, Bunjamin Kadriu në Vrapçisht

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Nëntor, 2025 15:52

Qeveria emëron të besuarit: Fadil Xhelili në Gostivar, Bunjamin Kadriu në Vrapçisht

Qeveria vendosi për emrat e të besuarve në katër komunat ku më 11 janar do të mbahen zgjedhje të reja pas mos arritjes së censusit.

Në krye të Gostivarit, për të besuarin e saj Qeveria e ka vendosur Fadil Xhelilin. Në Vrapçisht do të jetë Bunjamin Kadriu, në Qendër Zhupë Arjan Ibraim dhe në Mavrovë – Rostushë, Oner Jakupovski.

Sipas kalendarit zgjedhor, fushata zgjedhore për këto katër komuna fillon më 22 dhjetor dhe do të zgjasë deri në mesnatën e 9 janarit.

Ndërkohë, nga nesër fillon shqyrtimi publik i listës zgjedhore për votuesit e regjistruar në katër komunat ku do të përsëriten zgjedhjet për kryetar komune. Votuesit e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë Rostushës dhe Qendër Zhupës do të mund të shikojnë të dhënat e tyre në listën zgjedhore nga data 26 nëntor deri më 10 dhjetor. KSHZ-ja fton të gjithë ata që duan të ndryshojnë të dhënat e tyre, të bëjnë kërkesë në formë elektronike ose në zyrat rajonale të KSHZ-së. Institucioni për organizimin e zgjedhjeve gjithashtu bëri thirrje që qytetarët të paraqesin personat e afërt të familjes që nuk jetojnë më, për t’i shlyer nga lista zgjedhore.

“Njësitë dhe zyrat rajonale të KSHZ-së gjatë kohëzgjatjes së shqyrtimit publik do të punojnë çdo ditë, në periudhën nga ora 8 e mëngjesit, deri në ora 20 kurse më datë 10 dhjetor të vitit 2025, deri në ora 24. Gjatë kohëzgjatjes së shikimit publik qytetarët do të mund të parashtrojnë kërkesë për regjistrim, plotësim dhe shlyerje të të dhënave të listës zgjedhore që janë dhënë në shqyrtim publik”, deklaroi Abdush Demiri, Nënkryetar i KSHZ-së

53

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Nëntor, 2025 15:52
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
53

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë