Rebelimi në një burg të Rusisë, humb jetën një punonjës dhe plagosen disa të tjerë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 19:45

Rebelimi në një burg të Rusisë, humb jetën një punonjës dhe plagosen disa të tjerë

Një nga punonjësit e burgut ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur në rebelimin që shpërtheu në burgun në rajonin Volgograd të Rusisë, transmeton Anadolu.

Në deklaratën nga Shërbimi Federal i Burgjeve të Rusisë (FSIN) thuhet se disa të burgosur kanë marrë peng stafin gjatë mbledhjes së komisionit disiplinor.

Më tej në deklaratë thuhet se janë bërë përpjekje për lirimin e pengjeve, se ka të lënduar dhe se drejt burgut janë dërguar forca mbështetëse.

Guvernatori i Volgogradit, Andrey Bocharov në deklaratën në llogarinë e tij në rrjetet sociale, tha se 4 oficerë të burgut u plagosën dhe u dërguan në spital.

Duke deklaruar se njësitë e zbatimit të ligjit dhe të sigurisë janë duke kryer një operacion, Bocharov vuri në dukje se nuk ka asnjë kërcënim për popullatën civile.

Në një deklaratë të bërë për mediat ruse nga zyrtarë të Komitetit Hetimor Rus, u dha se sipas gjetjeve fillestare, një oficer humbi jetën kur të burgosurit e burgut morën peng personelin.

Presidenti rus Vladimir Putin, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit mori informacion nga autoritetet përkatëse për incidentin në burgun e Volgogradit.

Në mediat sociale u njoftua se 4 të burgosur për të cilët thuhet se janë me origjinë nga Azia Qendrore, filluan një rebelim dhe sulmuan oficerët. Pretendohet se incidentin e kanë kryer anëtarë të organizatës terroriste DEASH.

Thuhet se në burgun e rajonit të Volgogradit janë më shumë se 1.200 të burgosur.

107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 19:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?