Reprezentacioni i RMV-së U-21 vazhdon përgatitjet sipas planit, flet Alçevski

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 21:06 Përditësuar

Reprezentacioni i RMV-së U-21 vazhdon përgatitjet sipas planit, flet Alçevski

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka vazhduar me përgatitjet për dy ndeshjet kontrolluese që do ti luaj në fillim të muajit qershor.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski do të zhvillojnë dy ndeshje kontrolluese me Poloninë dhe Bosnje Hercegovinën.

Duelin e parë kontrollues ndaj Polonisë do ta luajmë më 1 qershor në Radom. Katër ditë më vonë në Koniq luajmë me Bosnjë-Hercegovinën.

Portieri i përfaqësueses së Maqedonisë deri në 21 vjeç, Marko Alçevski, ka dhënë mendimin dhe komentet e tij për sfidat e ardhshme.

– Përgatitjet dhe stërvitjet po ecin në mënyrën më të mirë, të gjithë futbollistët janë të gatshëm t’u përgjigjen detyrave që na ka dhënë trajneri dhe stafi i tij.

– Edhe pse këto janë ndeshje kontrolluese, na presin dy teste jashtëzakonisht të vështira. Polonia është një kombëtare, cilësia e së cilës është e barabartë me Holandën dhe Suedinë. Është një motiv plus për ne që të luajmë një ndeshje të mirë dhe të konkurrojmë me një kundërshtar të fortë.

– Duhet të përmirësojmë qasjen dhe fokusin tonë në momente të caktuara të ndeshjes dhe të reduktojmë gabimet në minimum, sepse çdo përzgjedhje cilësore përdor çdo dobësi të mundshme në futbollin modern dhe të shpejtë.

– Në këto ndeshje kontrolluese do të mundohemi të përmirësohemi sa më shumë në të gjitha segmentet e lojës dhe të rifitojmë besimin pas disa rezultateve të këqija, të luajmë më mirë dhe të tregojmë dhe të dëshmojmë se fitorja në xhiron e parë kundër Suedisë nuk ishte e rastësi.

30
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 21:06 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
30
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?