Rivotimi në Zhelinë, rrjedhin afatet për parashtrimin e ankesave

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 14:10

Rivotimi në Zhelinë, rrjedhin afatet për parashtrimin e ankesave

Komisioini Shtetëror Zgjedhor, mbrëmjen e së mërkurës publikoi rezultetet e para pas procesit të rivotimit që u zhvillua në disa vendvotime në Zhelinë, Strugë, Ohër dhe Krushevë, ku ishin konstatuar parregullësi në procesin e votimin të 8 majit. Sipas kreut të KSHZ-së, në njësinë zgjedhore 5 nuk ka ndryshim në numrin e deputetëve, ndërsa në zonën 6, Fronti Europian humbi një deputet kurse koalicioni VLEN fitoi një më shumë duke barazuar rezultatin me nga 8 deputetë.

“Dua të theksojë se, fillojnë të rrjedhin afatet për ankesa dhe afatet për ankesa për votim janë deri të premten në orën 19:00 ndërsa për përmbledhjen dhe konfirmimin e rezultatit deri të premten në orën 22:00”, tha Aleksandar Dashtevski.

Megjiathë për Frontin Evropian ky rezultat është i papranueshëm. Arbër Ademi nga ky koalicion, deklaroi gjatë emisionit Click plus pasi vlerësojnë se, ka pasur parregullësi zgjedhore në Llërcë.

Në lidhje direkte për ClickPlus në TV21, Arbër Ademi nga Fronti Europian tha se nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve pasi sipas tij, sot në Llërc ka pasur parregullsi zgjedhore, transmeton TV21.

E nga ana tjetër, po vzahdojnë negociatat mes VMRO – DPMNE-së dhe VLEN-it për formimin e qeverisë së re. Antonio Milloshoski nga VMRO, ka shkruar sot në rrjetin social X, se pret që qeveria e re të formohet deri më 20 qershor. Ai tha se, pjesë e qeverisë së re, sipas të gjitha gjasave do të jenë VMRO – DPMNE, VLEN-I dhe Lëvizja ZNAM e Maksim Dimitrievskit.

Sipas rezultateve të djeshme, Fronti Evropian ka 18 mandate, ndërsa koalicioni VLEN 14. BDI nuk e pranon formimin e qeverinë me koalicionin VLEN, sepse vlerëson se nuk është legjitime, duke marrë parasysh faktin se doli e dyta në zgjedhje në bllokun./tvklan.mk

116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 14:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?