Rohde shpreson se masat e BE-së ndaj Kosovën mund të hiqen së shpejti

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 21:17

Rohde shpreson se masat e BE-së ndaj Kosovën mund të hiqen së shpejti

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se qëndrimi i shtetit të tij për sa i përket masave të BE-së ndaj Kosovës është se ato duhet të hiqen.

Rohde në një intervistë për “Info Magazine” ka thënë se për masat është diskutuar dy javë më parë, por sipas tij, ka pasur disa veprime unilaterale nga Qeveria e Kosovës, për të cila tha se janë kritikuar nga BE-ja dhe ShBA-ja.

“Kemi një atmosferë që këto masa mund të hiqen, dhe shpresojë se mund të hiqen së shpejti. Kur flas për veprimet unilaterale, nuk po flas për bisedat me fqinjët, por me neve, me miqtë e Kosovës sepse ne i vuajmë pasojat e veprimeve unilaterale”, tha Rohde, njofton Klankosova.tv..

Më tej, ai foli edhe për sulmin terrorist në Banjskë dhe kriminelin Millan Radoiçiq, i cili vazhdon të jetë ende i lirë në Serbi, gjë për të cilën tha se kjo është e papranueshme

“Vitin e kaluar kemi pasur një sulm të tmerrshëm në Banjskë. Terroristët kanë sulmuar dhe autorët e krimit, siç është Millan Radoiciq është në liri dhe nuk është akuzuar zyrtarisht. Ai vazhdon të jetë ende i lirë dhe kjo nuk është e pranueshme”.

“Mund të siguroheni që Gjermania vazhdimisht pret nga Serbia që të veprojë. Por, ne po kërkojmë nga dy palët sjellje konstruktive. Më duhet të them pas Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit nuk kemi parë kurrfarë përparimi”, tha Rohde.

107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 21:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
107
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?