Ronaldo vendos rekordin e çmendur, por jashtë fushe

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Gusht, 2024 12:27

Ronaldo vendos rekordin e çmendur, por jashtë fushe

Superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka marrë pjesë në debatin e më të mirëve në histori pas hapjes së kanalit të tij të ri në YouTube.

Emri i Ronaldos shfaqet rregullisht në debatet për futbollistin më të madh të të gjitha kohërave së bashku me rivalin e vjetër Lionel Messi.

Megjithatë, ylli i Al-Nassr tani ka zbuluar se kush janë më të mirët, sipas tij, e tij në sporte të ndryshme.

Kanali në YouTube do ta lejojë Ronaldon të angazhohet me bazën e fansave të tij dhe të tregojë një anë të sulmuesit që ndjekësit ndoshta nuk e kanë parë akoma.

Në hapjen e kanalit, Ronaldo-s iu kërkua të zgjidhte mes emrave të ndryshëm të yjeve të sportit.

Ai zgjodhi NBA para NFL, Michael Jordan përpara Steph Curry, por pati pak më shumë probleme kur bëhej fjalë për superyjet e tenisit Rafa Nadal dhe Novak Djokovic.

Ronaldo foli edhe për motivimin pas kanalit të tij të ri:

“Jam shumë i lumtur që realizoj këtë projekt, më ka shkuar në mendje prej shumë kohësh, por më në fund kemi mundësinë ta realizojmë.

Gjithmonë më ka pëlqyer të kem një marrëdhënie kaq të fortë me fansat në rrjetet sociale dhe kanali im në YouTube do të më japë një platformë edhe më të madhe për ta bërë këtë dhe ata do të mësojnë më shumë për mua, familjen time dhe pikëpamjet e mia për shumë tema të ndryshme.

Pres me padurim të ndaj me të ftuarit biseda që pa dyshim do të befasojnë njerëzit”, tha ai.

Ronaldo ka thyer rekordin botëror duke u bërë kanali më i shpejtë në YouTube me një milion abonentë. Ai e arriti këtë shifër në vetëm 90 minuta.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Gusht, 2024 12:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?