Salla sportive në Ropalc, Sadiki-Shahini: Nuk mund ta fshehni realitetin!

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Shkurt, 2025 23:20

Salla sportive në Ropalc, Sadiki-Shahini: Nuk mund ta fshehni realitetin!

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki Shahini, ka reaguar në lidhje me promovimin e sallës së sportit nga kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.  Zëvendësministrja Sadiki-Shahjni, ka shkruar se kryetari i Komunes së Likovës së fundmi promovoi fillimin e ndërtimit të sallës sportive në fshatin Ropalc.

Siç ka shkruar ajo, ky projekt ishte premtuar qysh në vitin 2017, por kurrë nuk u realizua për sa kohë në nivel qendror qeveriste Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Sot, kur ky projekt po bëhet realitet, përpiqen ta paraqesin si arritje të tyre, duke heshtur për faktin kyç: Ky projekt dhe shumë të tjerë po realizohen falë qeverisjes së koalicionit VLEN! Qytetarët meritojnë ta dijnë të vërtetën. Ata e dijnë se për vite me radhë, premtimet e tilla kanë mbetur në letër dhe kurrë nuk e panë dritën e realizimit. Fjalët boshe nuk mund të mbulojnë dështimet e së kaluarës. Mungesa e transparencës sjell politikan të papërgjegjshëm”, ka nënvizuar Sadiki-Shahini.

Ajo ka shtuar se ndërtimi i kësaj salle është vetëm një nga shumë projektet që po realizohen me qeverisjen e koalicionit VLEN, që vendos interesin e qytetarëve në plan të parë, e jo propagandën dhe përfitimet materiale nga çka rezultoi qeverisja e kaluar dydekadëshe.

“Sot Likova po sheh rezultate konkrete. Dhe për këtë meritën e kanë ata që punojnë, jo ata që vetëm premtojnë.Faktet janë shumë kokëforte!”, ka shtuar në fund zëvendësministrja.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Shkurt, 2025 23:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?