U hodh shorti i gjysmëfinaleve të “Final Four”, në bazë të skemës së re të Superiores, ku 36 javëve kampionat do t’i shtohjet edhe “Play Off”-i për të shpallur ekipin kampion të Shqipërisë. Kështu, katër skuadrat e para të renditjes në fund të skemës së zakonshme të kampionatit do të përballen mes tyre në vazhdim, me dy gjysmëfinalet e përcaktuara në shortin e hedhur nga FSHF-ja.
Goglat kanë përcaktuar ballafaqimet mes Egnatias dhe Vllaznisë, si dhe Partizanit e Skënderbeut. Fituesit e dy gjysmëfinaleve do të ndeshen pastaj në finalen e madhe, ku do të shpallet edhe kampioni i ri i vendit. Më 17 maj, prej orës 20:00, në Arena Kombëtare” do të luhet Partizani-Skënderbeu, ndërsa dy ditë më pas, Egnatia-Vllaznia.
Të gjitha ndeshjet e “Final Four” do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania” , në periudhën 17-26 maj. Finalja për vendin e tretë/katërt është programuar të luhet më 24 maj, ora 19:00, ndërsa finalja e madhe për titullin kampion më 26 maj, ora 19:00.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
13 Maj, 2024 20:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.