Shqiptarët shumicë në Kërçovë, por pakicë në drejtimin e komisioneve komunale

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Dhjetor, 2025 09:51

Shqiptarët shumicë në Kërçovë, por pakicë në drejtimin e komisioneve komunale

Në mbledhjen e dytë të Këshillit Komunal të Kërçovës, të mbajtur ditën e djeshme, u përcaktua përbërja e 11 komisioneve punuese të këshillit. Megjithëse shqiptarët përbëjnë shumicën në këtë komunë dhe kanë 10 këshilltarë në përbërjen aktuale të këshillit, vetëm 4 nga 11 komisionet do të drejtohen nga përfaqësues shqiptarë.

Kundër kësaj ndarjeje reaguan këshilltarët e Listës së Pavarur, Kujtim Kasami, dhe e Aleancës për Integrim (AKI), Syarta Saliu Osmani. Ata theksuan se vendimi nuk pasqyron realitetin demografik dhe politik të Kërçovës, duke nënvizuar se përfaqësimi në komisione duhet të jetë proporcional dhe në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Sipas tyre, mënyra e formimit të komisioneve përmban elemente të hapura të diskriminimit ndaj shumicës shqiptare në Kërçovë.

“Kur në këshill ka 10 këshilltarë shqiptarë dhe 9 maqedonas, është e papranueshme që vetëm 4 komisione të drejtohen nga shqiptarët. Kjo bie ndesh me ligjin dhe me çdo parim të përfaqësimit të drejtë”, kanë deklaruar ata.

Nga koalicioni VLEN, që gjithashtu ka përfaqësues shqiptarë në Këshillin Komunal e që është në koalicion me VMRO-në, nuk është shënuar asnjë reagim rreth kësaj çështjeje, duke shkaktuar pakënaqësi në opinionin lokal për mungesën e qëndrimit publik në një vendim që prek drejtpërdrejt pozicionin politik të shqiptarëve në Kërçovë. /koha.mk/

53

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Dhjetor, 2025 09:51
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
53

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë