Siljanovska në bisedë telefonike me Zelenskyn: Populli ukrainas le të llogarisë në miqësinë dhe aleancën që ka me Maqedoninë…

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 19:22

Siljanovska në bisedë telefonike me Zelenskyn: Populli ukrainas le të llogarisë në miqësinë dhe aleancën që ka me Maqedoninë…

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në bisedën e saj me presidentin ukrainas Zelensky, presidentja Siljanovska Davkova theksoi mbështetjen e vendit tonë të fortë dhe të qartë për Ukrainën në lidhje me agresionin ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus.

Duke iu referuar të drejtës ndërkombëtare, parimeve të Kartës së OKB-së dhe Statutit të Këshillit të Evropës, presidentja tha se populli ukrainas mund të llogarisë në aleancën dhe miqësinë e vendit tonë në të ardhmen në përballjen e sfidës historike me pasoja të përhershme dhe të paparashikueshme.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për Samitin e ardhshëm, mikpritës i të cilit do të jetë Zvicra, me qëllim krijimin e një kuadri të favorshëm për një paqe gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Gjatë bisedës, presidenti Zelensky e ftoi Presidenten Siljanovska Davkova të vizitojë Ukrainën, për të cilën do të konsultohen më tej në Samitin në Zvicër.

Gjatë bisedës u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve, të karakterizuara nga vlera identike, respekt dhe mirëkuptim reciprok, të vërtetuara fuqishëm nga bashkëpunimi i vazhdueshëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Presidentja Siljanovska Davkova dhe Presidenti Zelenski rikonfirmuan përkushtimin e tyre për mbështetje të mëtejshme reciproke në diplomacinë ndërkombëtare, në drejtim të përmbushjes së aspiratave evropiane të të dyja vendeve.

116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 19:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?