Sylvinho zyrtarisht nga sot nuk është më trajner i Kombëtares

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 13:02

Sylvinho zyrtarisht nga sot nuk është më trajner i Kombëtares

Më 25 qershor Sylvinho erdhi për herë të fundit në Tiranë dhe u largua nga më 27 për pushime, duke njoftuar se do të rikthehej pas një jave për të diskutuar sigurisht me gjasë kontratën e tij, megjithatë kjo gjë nuk ndodhi dhe tashmë klima nuk është më e njëjtë me sa duket.

Gazetari Endi Tufa mëson se nga sot (9 korrik), Sylvinho zyrtarisht nuk është më trajneri i Shqipërisë, pikërisht në këtë datë atij i ka skaduar kontrata dhe ndodhet me pushime me familjen e tij në Porto, deklaroi pak ditë më parë ekskluzivisht për Top Channel. Një zgjedhje sa e çuditshme aq edhe e kuptueshme nga ana tjetër.

Sylvio Mendes Campo Junior (Sylvinho) refuzoi apo shmangu, në disa raste çështjen e rinovimit të kontratës në prag të Europianit, duke u justifikuar me përgatitjen e eventit, apo listës së lojtarëve dhe me atë shprehje përfundoi edhe Europiani, kur më pas ju desh kohë të pushonte në pamje të pare, por në fakt sin jë justifikim për të marrë kohë, pasi kombëtarja jonë konsiderohet një “punë e sigurtë për të”, në pritje se çfarë ofertash do të vijnë të tjera për t’i konsideruar.

Por edhe kjo javë në të cilën pritet diçka me sa duket do të kalojë e shterpë duke qenë se presidenti i FSHF dhe zv.presidenti i UEFA-s njëkohësisht Armand Duka ndodhet në Gjermani në ndjekje të vazhdimit të Europianit me gjysmëfinalet dhe finale, pse jo ndoshta duke bërë gati edhe ndonjë Plan B, nëse gjërat nuk janë si me trajnerët e shkuar që kanë patur rinovim kontrate, si De Biasi apo Reja të cilët ashtu si edhe Sylvinho në kontratën e tyre të pare kanë patur opsionin automatik të rinovimit me një përqindje page të rritur në bazë të objektivave.

Megjithatë ditët në vazhdim do të na mësojnë më tepër, nëse Sylvinho gjeti apo jo ekip tjetër, apo do të rikthehet në Tiranë për një tjetër eventurë.

21
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 13:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?