Tifozët e Juventusit: Na sill titullin kampion

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 15:38

Tifozët e Juventusit: Na sill titullin kampion

Nga mëngjesi i djeshëm ka nisur zyrtarisht epoka “Tiago Mota”.

Trajneri i ri ka zbarkuar në “Kontinasa” dhe menjëherë është parë shumë i qeshur, së bashku me një pjesë të rëndësishme të stafit të tij, teksa nuk ka nguruar që të vihet menjëherë në dispozicion të tifozëve.

Dhjetëra foto dhe autografe, por me një seriozitet të fshehur dhe injorues kundrejt disa koreve të shpërthyera papritur që kanë dashur ta ngacmojnë: “Kush nuk kërcen, interist është”.

Por menjëherë Tiago Mota tregon karakter, duke bërë sikur diçka e tillë nuk i kaloi në vesh, vazhdoi i qeshur takimet me tifozët, të cilët menjëherë më pas korrigjuan goditjen: “Mister, na sill titullin kampion. Duam titullin sivjet”.

Dhe këtu ngitja e dorës me gishtin lart nuk mungoi përpara se t’i drejtohej klinikës bardhezi, ku edhe ai dhe stafi i tij i janë nënshtruar vizitave mjekësore. Tani, dita e së vërtetës do të jetë e mërkura, duke qenë se me datë 10 është caktuar edhe dita e parë e grumbullimit, ku Tiago Mota do të takojë disa nga futbollistët e tij të ardhshëm, ku me disa prej të cilëve do të tregohet edhe i sinqertë, pasi jo pak nga grupi aktual nuk do të bëjnë pjesë në planet e tij.

KËRKESAT Pas riteve të ditës së parë, menjëherë Tiago Mota dhe stafi i tij janë takuar edhe me drejtorin sportiv, Kristiano Xhuntoli, me të cilin po bëjnë edhe fushatën e merkatos së kësaj vere. Gjithsesi, pas firmave me portierin Mikele Di Gregorio dhe dy mesfushorët, Kefren Turam dhe Duglas Luiz, italo-braziliani ka ende disa emra në axhendë, më saktë kërkon përforcime në disa role specifike. Tiago Mota kërkon përveç objektivit të ardhshëm në mesfushë, Teun Kopmainers, një qendërmbrojtës, një mbrojtës krahu, një zëvendës Vlahoviç dhe një sulmues krahu, për të kompletuar në detaje grupin e rinovuar pas 3 blerjeve të para.

BONUÇI DHE DI MARIA Ndërkohë, mes ish-bardhezinjve, ata që e kanë pritur me eufori ditën e parë të Tiago Motës te Juventusi kanë qenë ish-kapiteni Leonardo Bonuçi dhe ish-mesfushori Angel Di Maria. Ky i fundit ka komentuar me “emoji” me dy muskuj bardhezi, duke nënvizuar se pavarësisht se luajti vetëm një sezon në Torino, duket se ka mbetur i lumtur nga aventura dhe lidhja që krijoi me tifozët. Ndërkohë, Bonuçi ka dashur që të lërë edhe një koment, me anë të së cilit i uron fat trajnerit dhe Juventusit.

“Tiago Mota më duket një zgjedhje e madhe nga ana e Juventusit, ndonëse ai e di mirë se në Torino askush nuk do t’i japë shumë kohë. Unë shpresoj vetëm që ai të arrijë të ndërtojë menjëherë stilin e lojës që ai di të bëjë, i cili është aq i ndryshëm nga gjithçka sheh në Serinë A, por shumë rezultativ dhe i kënaqshëm në fund.

Prandaj shpresoj që për të gjithë ne juventinët të bësh atë që po presim prej shumë kohës, të na kthesh te trofetë, duke nisur nga titulli kampion”, la komentin e tij Bonuçi.

23
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 15:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
23
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?