Tifozët maqedonas mesazhe ish presidentit të Kosovës, Thaçi: m*t | VIDEO
Basketbollistët e KB Çair u sulmuan në Kumanovë, ku autobusi i tyre u vandalizua me mbishkrime anti-shqiptare. Trajneri Erhan Ramadani kërkoi hetim dhe veprime nga autoritetet pas kërcënimeve dhe incidenteve.
Basketbollistët dhe stafi i KB Çair përjetuan tmerr mbrëmë në Kumanovë. Përveç se u fyen në baza nacionale gjatë ndeshjes, u sulmua edhe autobusi me të cilin kishin udhëtuar.
“Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” me këtë mbishkrim anti-shqiptar ishte zhgaravitur mbrëmë autobusi i KB Çair nga ana e tifo-grupit të KB Kumanovës. “Thaçi m*t, Thaçi ped*r, ishin mbishkrimet e tjera të lëna si porosi në autubusin që udhëtonin basketbollistët e Çairit.
Një ditë pas ngjarjes, trajneri i KB Çair, Erhan Ramadani, në një prononcim për Klan Maqedoni thotë se shprehja “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” është përdorur nga tifozët edhe gjatë gjithë ndeshjes.
Ka pasur skandime, ka pasur fyerje, ka pasur sharje, meqenëse salla ka qenë tepër e vogël, kanë qenë shumë afër, ka pasur shtyerje ndaj lojtarëve tanë, gjë të cilën federata nuk duhet të lejojë fare të luhet një ndeshje në atë sallë. Por prapë se prapë kemi kaluar, falë Zotit kemi kaluar mirë, evidente ka qenë se policia ka qenë në numër të vogël.
Tregon se edhe pas ndeshjes kanë qenë të rezikuar.
Kur ka mbaruar ndeshja, kemi pasur disa incidente, meqenëse policia ka qenë afër nesh, ka pasur hooliganë të cilët na kanë pritur jashtë. Autobusi ka qenë i gravituar me mbishkrimet në baza nacionale. Kemi pasur probleme edhe gjatë rrugëtimit për t’u kthyer, kemi ndërruar rrugën, meqenëse na kanë thënë se presin tifozët të na gjuajnë edhe me gurë për ta thyer edhe autobusin, por fatmirësisht kjo nuk ndodhi dhe mbaroi ashtu siç mbaroi.
Ramadani thotë se për rastin është njoftuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarët e të cilëve për më tepër, sipas tij, kanë përgatitur edhe proces-verbal të dokumentuar edhe me fotografi e video.
Edhe pse kanë përgatitur raport dhe kanë qenë të njoftuar për këtë, Klan Maqedoni deri në këtë moment nuk mori përgjigje nga MPB nëse për këtë rast është ndaluar ose arrestuar ndonjë i dyshuar ose i akuzuar.
ASH-Sela: Fyerjet dhe sulmi në Kumanovë, skenar për destabilizim dhe defokusim nga përgjegjësia e Qeverisë për Koçanin
Fyerjet ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes së basketbollit si dhe sulmi ndaj sportistëve dhe autobusit të Klubit të Basketbollit “Çair” në Kumanovë janë një skenar i radhës për destabilizim dhe tensione ndëretnike. E gjithë kjo është në vazhdën e tentimeve për defokusim të opinionit nga përgjegjësia e Qeverisë për tragjëdinë në Koçan. Ajo që u tentua me fishekzjarret e qëllimshme në Butel, tani u vazhdua me fyerje dhe sulme në Kumanovë, ku fatkeqësisht ky qytet përsëri rikthehet në poligon të skenareve për destabilizim.
I bëjmë thirje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe veçanërisht zëvendës ministrit, Astrit Iseni që të kapin sulmuesit, të dënojnë tifozët e pranishëm në sallë që fyen shqiptarët dhe të zbardhin në tërësi këtë rast, ose në të kundërtën të largohet nga ai post ku për të disatën herë me radhë po dështon dhe dëshmon paaftësinë e tij.
Poashtu i bëjmë thirje edhe Ministrisë së Sportit dhe zëvendës ministres, Safije Sadiki që të mos sillen si shoqatë joqeveritare vetëm me deklarata, por të ndërmarin masa ndaj klubit nikoqir dhe organizatorit të ndeshjes. Me këtë rast presim reagim edhe nga Federata e Basketbollit për të dhënë një shembull që do të parandalonte ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
Aleanca për Shqiptarët përshëndet vigjilencën e sportistëve dhe çdo qytetari të pranishëm në vendngjarje për vetëpërmbajtjen dhe ju bëjmë thirje të gjithë qytetarëve që të ruajnë vigjilencën e të mos lejojnë të bien pre e provokimeve dhe skenareve të rrezikshme. Flaka Media
















