‘Tirana International Film Festival’ shpallë përzgjedhjen zyrtare të edicionit të 22-të
‘Tirana International Film Festival’ ka bërë publike listën e Përzgjedhjes Zyrtare për edicionin e 22-të të TIFF 2024, që do të mbahet nga 22-28 shtator.
Mes 3700 aplikimeve nga 110 vende të botës, në fund është arritur përpilimi i listës zyrtare me 211 filma, nga të cilët 25 të metrazhit të gjatë dhe 186 filma të shkurtër.
Të gjithë filmat e përzgjedhur janë prodhuar në vitin 2023-24 dhe do të jenë Premiera Kombëtare, duke përfshirë shumë Premiera Botërore, Ndërkombëtare, Europiane dhe Rajonale.
Filmat do të shfaqen në Kinema Millennium, Qendra e Artit AGIMI dhe Liceu Artistik.
















