Tomë Gashi: Për ta fajësuar dhe arrestuar Kurtin si terrorist u vra Astrit Dehari

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 22:36

Tomë Gashi: Për ta fajësuar dhe arrestuar Kurtin si terrorist u vra Astrit Dehari

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se vrasja e Astrit Deharit dhe akuzuar për sulm ndaj Kuvendi mund të kenë qenë e motivuara politikisht, me qëllim për të penguar rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe për të dëmtuar Albin Kurtin

Avokati, Tomë Gashi ka komentuar rastin e vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, duke theksuar se vrasja e tij mund të ketë qenë e motivuar politikisht, me qëllim për të penguar rritjen e Vetëvendosjes dhe për të dëmtuar figurën e liderit të saj, Albin Kurti.

Në “Mendje Kriminale,” Gashi shprehu bindjen se kishte një përpjekje të qëllimshme për të nxjerrë një deklaratë nga Astrit Dehari, me qëllim që të implikonte Albin Kurtin dhe udhëheqësinë e Lëvizjes Vetëvendosje në sulmin ndaj Kuvendit në gusht të viti 2016.

“…Dhe besoj që ka qenë një tentativë e marrjes së një deklarate që ta fajësoj Albin Kurtin hierarkinë më të lartë të asaj kohe të LVV se është parë që VV si një cunami po vjen në pushtet. Sepse po rritet numri i votuesve të tyre dhe për të parandaluar këtë, e për ta shpallur LVV si lëvizje terroriste, për ta arrestuar Albin Kurtin si terrorist dhe zyrtarë të tjerë të VV për të bërë një ndërlidhje për shkak të gjuajtës me granata hedhës në Parlamentin e Kosovës unë besoj që kjo është arsyeja e vrasjes së Astrit Deharit”, ka thënë Gashi në “Mendje Kriminale”

Astrit Dehari, i cili u gjet i vdekur në qelinë e Qendrës së Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016, së bashkë me Frashër Krasniqin, Atdhe Arifin, Egzon Halitin dhe Adea Batushën, u arrestuan mbi dyshimet se qëndrojnë prapa sulmit ndaj Kuvendit më 4 gusht të 2016.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 22:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?