Tragjedia në dasmë, i ndjeri ishte i afërm i burrit të Presidentes së Kosovës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Gusht, 2024 23:06

Tragjedia në dasmë, i ndjeri ishte i afërm i burrit të Presidentes së Kosovës

Burri në moshë të thyer që u qëllua për vdekje sonte me armë zjarri në mjediset e një dasme është Sadri Sadriu nga Lugina e Preshevës.

Mediat e Prishtinës raportojnë se i ndjeri ishte axha i Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Autori i dyshuar është Festim Ramadani, zyrtar policor në Komisariatin e Ferizaj në Kosovë, siç shihni foton që publikoi Insajderi në Prishtinë.

Policia lëshoi një komunikatë zyrtare ku tha se “sot më 16 gusht 2024, në ora 19.25 ne rrugen Engjell Zefi, në fshatin Bibaj komuna Ferizaj, në parkingun e salles se dasmave Fron Palace, ka ndodhur një vrasje.

I dyshuari per kryerjen e kesaj vrasje eshte nje zyrtar policor i cili eshte arrestuar.

Në lidhje me rastin eshte njoftuar Prokuroria Themelore ne Ferizaj dhe Inspektorati Policor”.

Raportohet se personi i vrarë në Ferizaj nga zyrtari policor është axha i burrit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

I ndjeri ishte i afërm i bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriut – (axha i burrit të presidentes së Kosovës).

I dyshuari për vrasjen është Festim Ramadani, zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bibaj në Ferizaj, ku janë regjistruar të shtëna me armë në oborrin e një salle dasmash.

“Vrasja ka ndodhur në fshatin Bibaj, në oborrin e një salle dasmash”, tha Qazim Reka nga Policia e Kosovës.

Reka shtoi se dyshimet e para janë që kjo vrasje “nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, majori Qazim Reka, ka thënë se ngjarja ka ndodhur jashtë një restoranti në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Me të marrë informacionin, menjëherë neë vendin e ngjarjes kanë dalur njesitet policore reaguese dhe hetuesit.

Sipas informacioneve fillestare i dyshuari per kryerjen e kësaj vrasje është një zyrtar policor, i cili është arrestuar. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Inspektorati Policor”, ka njoftuar majori Qazim Reka.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Gusht, 2024 23:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?