Tuchel njofton se nuk ka marrëveshje me Bayern Munich, kthehet interesimi për trajnerin italian
Botuar nga Flaka
17 Maj, 2024 21:19
Sipas raportimeve, trajneri i Brighton , Roberto De Zerbi është rikthyer në garë për postin e Bayern Munich, pasi Thomas Tuchel konfirmoi se nuk ka marrëveshje të re me drejtuesit e klubit.
Bayern Munich kishte në listë emra si De Zerbit, Xabi Alonso dhe Julian Nagelsmann, kur u njoftua se Tuchel do të largohej në shkurt.
Megjithatë, pasi humbën mundësinë për Nagelsmann dhe Alonso, që vazhduan me punët aktuale që kanë, u diskutua mundësia që Tuchel të nënshkruajë një marrëveshje të re, por duket se nuk është arritur.
“Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp si trajner i FC Bayern Munich, ka pasur bisedime, por ne nuk arritëm një marrëveshje, kështu që vendimi nga shkurti ende qëndron”, ka thënë Tuchel në konferencën e fundit për shtyp.
Italiani tashmë po konsiderohet për këtë rol edhe një herë dhe Bayern Munich i ka informuar përfaqësuesit e tij se ata do të ishin të gatshëm të paguanin klauzolën e tij të lirimit nëse klubi gjerman vendos. /Telegrafi/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.