Valdet Xhaferi: Krijojmë shtabe politike për organizim sa më të mirëfilltë!

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2025 21:20

Valdet Xhaferi: Krijojmë shtabe politike për organizim sa më të mirëfilltë!

Sonte në Gostivar, dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar në një tubim partiak, ka zgjedhur shefin e shtabit politik pranë kësaj partie në këtë qytet, raporton Gostivari Sot

Në këtë eveniment ku i pranishëm ishte edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti për shef shtabi politik të degës së kësaj partie në Gostivar, u zgjodh ish kryeministri dhe deputeti aktual, Talat Xhaferi.

Fillimisht, të pranishmët u përshëndetën nga kryetari degës Valdet Xhaferi i cili arsyetoi vendimin se përse Talat Xhaferi duhet t’i prijë shtabit politok të BDI-së në Gostivar.

“Ky takim i perbashket ka për qëllim të prezentoj një proces të ri të organizimit politik të forcës sonë. BDI, duke prekur drejtpersedrejti situaten e renduar që po ndodh ne vendin tone ne dëm të shqiptareve dhe jo vetem, ka vendosur që në nivel të Degëve e qyteteve të krijohen shtabet politike per organizim sa me te mirefillte ne drejtim te adresimit te sa me te sakte te gjitha zhvillimeve ne te gjitha nivelet.
Ky format i veprimit padyshim do të mundësojë inkuadrimin, sa më të madh të te gjithe atyre qe duan te kontribuojne per te parandaluar te keqen qe po shkakton qeveria aktuale monoetnike”, tha kryetari degës, Valdet Xhaferi.

Sipas tij, sonte eshte nje nga rastet qe po jetesohet thenia se ne BDI, nuk është funksioni ai që ka rëndësi, por misioni ynë.

“Misioni është përmbushja e qëllimeve, vizionit dhe idealeve që ne mbrojmë, në sherbim te misionit të gjithe shendrrohen në aktiviste me qellim arritjen e objektivave qe udhëhiqen nga lideri ynë, z.Ali Ahmeti, i cili gjithmonë ka pasur për qëllim fuqizimin e shqiptarëve dhe zhvillimin e vendit tonë. Andaj mbeshtetur ne dakrodesine e plote te kryetareve te keshillave vendor, anetareve te kryesise se deges, forumit rinor dhe forumit te gruas dhe te gjitha organeve te deges, ne propozimin si kryetar dege vendosem qe per shef te shtabit politik ne Gostivar te jete Kryeministri i pare Shqiptar, komandanti z.Talat Xhaferi”, shtoi Valdet Xhaferi kryetar dege.

“Duke pasur parasysh qe z.Talat Xhaferi eshte figurë me përvojë të jashtëzakonshme në strukturat partiake dhe shtetërore, eshte kerkesa e jone qe z.Xhaferi te na prije ne shtabin tone politik ne Gostivar per vet faktin se angazhimi i tij vazhdon, veçanërisht për qytetin e Gostivarit dhe Gostivarasit dhe fakti qe me gezoi me se shumti eshte edhe mbeshtetja juaj unanime nga të gjitha strukturat partiake në Gostivar per kete propozim, si një reflektim i besimit dhe vlerësimit të lartë për punën e tij të palodhur. Poashtu dua te falenderoj komandantin, qe pranoi te jet ne krye te ketij shtabi duke deshmuar se si ju qendrohet besnik strukturave qe na perkrahin ne vazhdimsi qe nga themelimi i organizates sone politike”, shtoi kryetari i degës së BDI në Gostivar, Valdet Xhaferi. 

Fjalë mbajti edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti i cili tha që gjatë gjithë kohës nuk kanë lënë mjet e propagandë pa lëvizur në drejtim të mposhtjes, në drejtim të rrënies së moralit në Bashkimin Demokratik për Integrim. 

“Por pa sukses, pa sukses sepse rrënjët e këtij organizimi përveç se janë të lashta, janë të vaditura me gjakun e të gjithë bashkëluftëtarëve dhe bashkëveprimtarëve në këto hapësira dhe më gjërë”, tha mes të tjerash lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në tubimin e mbajtur në Gostivar. 

Sipas Ahmetit, përderisa ka organizim etnik në këtë shtet dhe kur akoma nuk kemi arritur në nivelin e organizimit politik mbi baza ideore, të mos bëjnë pëprjekje që me vazalë të mbajnë pushtet, sepse, krijohet paqëndrueshmëri dhe marrëdhënie ndëretnike acarohen. Flaka Media

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2025 21:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?