Varane: E ardhmja? Nuk e di ende, do marr kohë të mendoj

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 19:51

Varane: E ardhmja? Nuk e di ende, do marr kohë të mendoj

Mbrojtësi francez Rafael Varane njoftoi lamtumirën e tij nga Man. Junajtedi pak ditë më parë, pas tre sezoneve të luajtura në “Old Trafford”. Një eksperiencë e mbyllur me triumfin në FA Cup kundër Man. Sitit. I pyetur për të ardhmen e tij, mbrojtësi francez ishte pak i hutuar.

“Nuk e di ende, do marr kohë të mendoj. Kohët e fundit isha i fokusuar vetëm në një qëllim – të kthehesha në kohë për finalen dhe ia dola mbanë. Tani do të marr pak kohë për të rimbushur bateritë dhe për të menduar për të ardhmen time.

Një rikthim në Francë?

Çdo gjë është e mundur. Kam arritur në fund të kontratës sime me Man. Junajtedin”, tha Varane.

31-vjeçari, kampion bote me Francën në botërorin 2018 në Rusi, shtoi: “Kjo është hera e parë në karrierën time që do të gjej kohë të ulem dhe të mendoj për të ardhmen”. Para se të luante me Real Madrid e Manchester United, mbrojtësi ka luajtur për Lens në vendlindje, klubi ku u rrit.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 19:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?