VLEN: Demantojmë gënjeshtrat e partisë nongrata, Afrimi është bërë fiksim i tyre, kanë filluar tu besojnë gënjeshtrave të veta! 

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Dhjetor, 2024 18:29

VLEN: Demantojmë gënjeshtrat e partisë nongrata, Afrimi është bërë fiksim i tyre, kanë filluar tu besojnë gënjeshtrave të veta! 

Si koalicioni vetëm shqiptarë, VLEN, me krenari dhe përgjegjësi të plotë kemi qenë një zëri dakord që Afrim Gashi të na përfaqësojë të gjithë shqiptarëve në Kuvend ashtu siç duhet dhe ashtu siç i ka hije. Figurë e kompletuar për ta përmbushur këtë detyrë, intelektual, modest, i sinqert dhe tmerri i të pamoralshmëve, të korruptuarve, dhe anti-shqiptarëve. Prandaj, edhe është bërë fiksim i partisë non-grata, BDI-së, reaguan nga koalicioni VLEN.

Qytetarët, thonë nga atje, janë dëshmitarë kur Bujar Osmani rrihte gjoks se gjuha maqedonase me garancë të plotë do të përdoret jashtë kufijve si gjuhë e vetme zyrtare, Talat Xhaferi, përpos që fliste maqedonisht shpesh herë reflektonte se edhe mendon në këtë gjuhë. Ali Ahmeti që për militantët e tyre paraqitet hero e në përgjime dëgjohej kur fliste me Nikolla Gruevskin me aq dije sa kishte, prandaj edhe shpesh herë duke që e ka disponuar Gruevskin. 

“Sa për ta freskuar kujtesën tuaj: Nikolla i drejtohej Imenden, e Ahmeti i përgjigjej Imer. Pra, mos e luani patriotin e rrejshëm sepse ka me bollëk qindra fakte e argumente ku këta të partisë nongrata flisnin në gjuhën maqedonase e merreshin vesh në këtë gjuhë për t’i dëmtuar shqiptarët. Prandaj, nëse kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i është përgjigjur mediave maqedonase në këtë gjuhë nuk ka bërë asgjë gabim, të njëjtën gjë e kanë bërë Xhaferi, Osmani, edhe lideri i tyre Ahmeti me aq sa dinte bënte përpëlitje në gjuhën maqedonase”, shton VLEN

Sipas tyre, dallimi është se Afrim Gashi si kryetar Kuvendi ka folur në gjuhën maqedonase para mediave publikisht kur është pyetur nga mediat maqedonase, e këta të partisë nongrata kanë folur edhe publikisht, edhe nga tunelet e podrumet për të hartuar plane anti-shqiptare. Prandaj, mos vazhdoni të luani këtë rol sepse jeni demaskuar që moti, çdo përpjekje e juaj për të shitur patriotizëm të rrejshëm do të jetë një hap më poshtë për ju derisa të fundoseni tërësisht. Kujtojmë që, gjashtë muaj Kuvendi po udhëhiqet ndryshe, pa arrogancë me mjeshtri, profesionalizëm e përgjegjësi të plotë. 

“Afrim Gashi si kryetar i Kuvendit nuk e shndërroi këtë vend në teatër për të bërë skena për të kënaq militantët partiak sikurse parëndësi i tij. Po, nëse të gjithë mendojnë se ka dallim udhëheqja e Kuvendit nga Talat Xhaferi dhe tani nga Afrim Gashi edhe ne pajtohemi me këtë konstatim. Sepse, Afrim Gashi, nuk shkon i dehur në Kuvend, pa zhurmë me qetësi e profesionalizëm po kuvendohet më mirë se asnjëherë më parë.  VLEN ilaç i krimit dhe korrupsionit, reaguan nga ky koalicion.

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Dhjetor, 2024 18:29
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“