VLEN: Për një muaj u shpartallua kulla e ndërtuar për dy dekada me krim dhe korrupsion!

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Dhjetor, 2024 11:35

VLEN: Për një muaj u shpartallua kulla e ndërtuar për dy dekada me krim dhe korrupsion!

Brenda një muaji, u shkatërrua kulla e ndërtuar për dy dekada me krim dhe korrupsion. Rastet e mëposhtme, të gjitha të demaskuara vetëm gjatë muajit të fundit, flasin vetë:

  1. Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli Artan Grubin non grata, duke e cilësuar person të padëshirueshëm.
  2. Ministria e Brendshme bastisi shtëpitë e Grubit dhe Bajramit, të akuzuar për keqpërdorimin e miliona eurove, që janë para të qytetarëve.
  3. Era e korrupsionit rrënoi tendat e tyre të rreme, gjuha shqipe nuk u prek.
  4. Arratisjen e shohin si rrugë shpëtimi.Pasi dëbuan qytetarët, tani po përgatiten për të paketuar valixhet dhe për t’u larguar nga vendi. Të parët ishin Grubi dhe Bajrami, ndërsa të tjerët kanë një këmbë brenda dhe një këmbë jashtë vendit.
  5. Ramiz Merkos iu mor pasaporta.

6.     Dogjën vetura dhe lokale, por harruan se as tymi i atij zjarri nuk i mbulon krimet e tyre. Tashmë ka filluar djegia e partisë nga rrënjët.

  1. Viktimizim i të rinjve shqiptarë, duke i përfshirë në djegie flamujsh.
  2. Korrupsion i hetuar në Shtëpinë e Kulturës, me miliona euro të shpërdoruara nga buxheti i shtetit.
  3. Korrupsion masiv në Lotarinë Shtetërore.

10.  Më e rënda, demaskim i pastër se kishin kryer shërbim të pistë për kriminelin, Sasho Mijallkov.

  1. Tentim serioz për rikthimin e Nikolla Gruevskit, përmes një plani konkret dhe të organizuar.

Çdo minutë që këta shërbëtorë të ndyrë kanë qëndruar në pushtet ka shkaktuar dëme të pariparueshme për shqiptarët dhe dinjitetin tonë kombëtar. Ata, me tërë qenien e tyre, kanë qenë të vendosur në shërbim të Mijallkovit dhe Gruevskit.

Mbi qindra akte diskriminuese dhe poshtëruese ndaj shqiptarëve janë realizuar nga një grup njerëzish që operojnë nën logon e një partie tashmë të shpallur non grata: BDI. Koalicioni VLEN është shpresa e shqiptarëve, përundon kumtesa.

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Dhjetor, 2024 11:35
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“