Vozisni me kujdes, ka rrëshqitje dherash në disa rrugë të vendit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Qershor, 2024 22:16

Vozisni me kujdes, ka rrëshqitje dherash në disa rrugë të vendit

Reshjet e dendura të shiut që goditën rajonin e Dibrës janë të mirëseardhura për kulturat bujqësore, por shkaktojnë rrëshqitje në rrugët e kësaj zone, për këtë arsye rekomandohet vozitje e kujdesshme, përcjell FLAKA.

“Pas reshjeve të dendura të shiut, për momentin vërehen rrëshqitje më të vogla por të shpeshta shkëmbinjsh dhe dheu. Për shkak të kësaj, si dhe rrugëve të lagështa, rekomandohet vozitja me kujdes dhe respektimi i sinjalistikës rrugore”, thonë nga Seksioni Dibër i Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen e Rrugëve Magjistare dhe Regjionale.

Ekipet e seksionit ndodhen vazhdimisht në terren, me qëllim pastrimin në kohë dhe qarkullimin e sigurt të trafikut.

Nën autoritetin e këtij seksioni janë rrugët me gjatësi mbi 110 seksione Dibër – Zhirovnicë (drejtimi rrugor Dibër – Mavrovë), Dibër – Glloboçicë (drejtimi rrugor Dibër – Strugë), rruga për në pikën kufitare “Bllacë”, Ura e Boshkut, degëzim në fshatrat e lumit Mala, si dhe rruga Ura e Mellnicës – Qendra Zhupë.

Zakonisht në drejtimin rrugor Dibër – Mavrovë, rrëshqitje të dheut janë më të shpeshta afër fshatrave Rajçicë, Kosovrast dhe Jançe, fshati Ura e Rostushës, pastaj afër Manastirit Mbigurë dhe fshatit “Livadhet e Senicës”, në rrugën për në Strugë afër fshatit “Tre Çezmat”, si dhe lokaliteti “Krasta” në rrugën Ura e Mellnicës – Qendra Zhupë. FLAKA

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Qershor, 2024 22:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?