Vrasja në Shkup, MPB: Janë kontrolluar lokacione, janë gjetur prova për të dyshuarin e tretë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 22:41

Vrasja në Shkup, MPB: Janë kontrolluar lokacione, janë gjetur prova për të dyshuarin e tretë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë tërë ditës po ndërmerren masa dhe aktivitete për kapjen e autorëve të cilët kryen vrasje në  parkingun përballë “Mavrovkës”, dhe do të vazhdojë gjatë gjithë mbrëmjes.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit për të shtëna në afërsi të qendrës tregtare, ku V.E (59) u qëllua dhe vdiq në vendngjarje, nga policia u ndërmorën menjëherë një sërë masash dhe veprimesh taktike për gjetjen dhe kapjen e autorëve thonë nga Ministria e Brendshme.

Për këtë qëllim janë kryer kontrolle në disa lokacione dhe automjete, si dhe janë angazhuar njësiti special, helikopterë dhe dronë.

“Janë ndaluar dy persona për të cilët dyshohet se janë autorë të vrasjes dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të paraqiten para gjyqtarit për procedurë paraprake”, thonë nga MPB-ja.

Nga këtu njoftojnë se po merren masa për gjetjen e të dyshuarit të tretë, përkatësisht për zbardhjen e plotë të rastit në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit.

SPB Shkup gjatë ditës me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer kontrolle në katër lokacione ku ka indikacione se personat e përfshirë në veprën kanë qëndruar. Gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve u gjet një sasi e mjaftueshme e provave materiale. SPB Shkup sonte po ndërmerr një sërë masash taktike operative me qëllim të kapjes edhe të dyshuarit të tretë. Pas zbardhjes së plotë të rastit, Ministria e Brendshme do të informojë opinionin.

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 22:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?