Wizz Air do të ndalë disa fluturime nga Shkupi, për shkak të problemit me motorët

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 19:34

Wizz Air vazhdon të zvogëlojë frekuencat nëpër bazat e saj për sezonin e ardhshëm dimëror 2024/25, i cili fillon më 27 tetor, pasi flota e familjes A320neo e transportuesit i nënshtrohet inspektimeve për shkak të problemeve të prodhimit të motorit, shkruan Ex-Yu Aviation News, transmeton TV21

Sipas tyre, puna ka rezultuar që kompania aktualisht ka mbi dyzet avionë të bllokuar.

Linj ajrore ka modifikuar operacionet e saj dimërore, të cilat do të kenë një ulje të frekuencave në nëntë linja jashtë Shkupit në krahasim me orarin e planifikuar fillimisht nga fillimi i këtij muaji, me Beogradin që do të shohë një reduktim prej gjashtë linjash.

Megjithatë, linja ajrore vendosi gjithashtu të rrisë shërbimet në destinacione të caktuara, duke përfshirë tre nga Shkupi dhe katër nga Beogradi.

Wizz Air po redukton frekuencat e orarit të tij origjinal të fluturimeve nga Shkupi për në Charleroi dhe Eindhoven nga pesë në javë në katër, Berlin nga pesë në tre, Këln, Milano dhe Hamburg nga katër në tre, Hahn dhe Bolonja nga tre në dy dhe Maltë katër rotacionet e planifikuara javore në tre javore.

Siç ishte paralajmëruar më parë, kompania ajrore ka pezulluar shitjen e biletave për dimër në shërbimet nga kryeqyteti i Maqedonisë drejt Bremenit, Kopenhagës dhe Stokholmit Skavsta.

Nga ana tjetër, shërbimet për në Nuremberg do të rriten nga dy në tre në javë, Malmö nga tre në pesë në javë, dhe Londra Luton do të rritet nga tre në katër fluturime javore.

Wizz Air i tha më parë EX-YU Aviation News se planifikon të kthehet në rritjen e frekuencave dhe rrjetit të saj jashtë bazave të tij në Shkup dhe Beograd nga vera e vitit 2025, pavarësisht nga problemet e motorit që priten ta mbajnë linjën ajrore jashtë për dy vjet të tjerë.

119
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 19:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
119
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?