Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur pas fitores 4-0 ndaj Kosovës në ndeshjen e parë të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, duke theksuar se pavarësisht rezultatit të thellë, skuadra e tij nuk dha të njëjtin nivel loje në pjesën e dytë.
“Ata që më njohin e dinë që jam autokritik. Nuk mund të jemi të kënaqur me pjesën e dytë. Nëse do të kishim luajtur si në pjesën e parë, mund të kishim fituar 6-0 ose 7-0. Është për të ardhur keq që përfundoi vetëm 4-0, megjithëse ishte një rezultat i merituar,” – u shpreh Xhaka.
Zvicra e mbylli pjesën e parë me katër gola të shënuar, duke dominuar plotësisht lojën, ndërsa në fraksionin e dytë ritmi ra ndjeshëm. Përveç fitores, ndeshja u shënua edhe nga dëmtimi i kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani, i cili u detyrua të largohej nga fusha.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
5 Shtator, 2025 23:34 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.